KF Shkupi befasoi tifozët para ndeshjes kundër Pyunikut

KF Shkupi nga Çairi i Shkupit, sot përmes një njoftimi ka befasuar sportdashësit, duke mundësuar që hyrja në ndeshjen kthyese kundër Pyunikut të jetë falas, transmeton Portalb.mk.

Në situatë kur jemi afër kualifikimit për në raundin e dytë dhe na duhet vetëm ta vulosim këtë në ndeshjen e kthimit, Shkupi dhe lojtarët tanë kanë nevojë për mbështetje maksimale dhe për të njëjtën ftojmë të gjithë që të vijnë në stadium për të na përkrahur në ndeshjen e dytë ndaj armeneve.

Biletat falas do të jepen në pikën e shitjes para stadiumit të Çairi, ndërsa ditëve në vijim do të ketë edhe në lokacione tjera, për të cilën do t’iu njoftojmë.

Ndeshja Shkupi-Pyuniku luhet të enjten në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:30

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button