Nëse digjitalizohen certifikatat e lindjes, për 5 vite qytetarët e RMV-së do të kursejnë mbi 700.000 euro

Nëse shërbimet do të digjitalizoheshin, vetëm prej nxjerrjes së certifikatave të lindjes, në afat prej 5 viteve, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, do të kursenin 44.121.920 denarë ose mbi 700.000 euro. Kështu tregon hulumtimi i Qendrës për Menaxhim me Ndryshimet, e cila ka bërë analizë “cost-benefit (harxhim-fitim)” për digjitalizimin e shërbimeve në RMV, shkruan Portalb.mk.

Gjatë këtij hulumtimit të gjitha harxhimet dhe përfitimet gjatë periudhës kohore janë llogaritur sipas vlerës aktuale neto të denarit.

Qytetarët do të kursenin në kohë për sigurimin e shërbimeve dhe do të kursenin financiarisht nga kursimi i transportit. Institucionet do të kursenin në aspektin e kuadrit, pra punëtorët do të shfrytëzoheshin për punë tjera, ndërkaq do të kursehej në materialet e zyrës.
Harxhimet do të ishin në pjesën e certifikateve digjitale, sistemin elektronik, kuadrin ITK dhe amortizim të sistemit elektronik”, kështu thuhet në hulumtimin e Qendrës për Menaxhim me Ndryshime, në të cilin tregohet në shuma monetare se sa shteti do të përfitonte nga digjitalizimi i shërbimeve elektronike.

Cilat janë procedurat për nxjerrjen e një certifikate të lindjes?

Nëse shërbimi do të digjitalizohej, certifikata do të merrej me disa klikime, ndërkaq qytetarët do të kenë përfitime nga e njëjta. Më poshtë mund të shihni se sa mund të përfitojnë qytetarët nga digjitalizimi i shërbimeve.

Digjitalizimi i shërbimeve është më se i nevojshëm duke i parë parasysh edhe rezultatet e anketës “EuroMetër 2019”, të zbatuar nga “Aleanca qytetare për transparencë”, sipas të cilës qytetarët ankohen prej: shëtitjeve prej sportelit në sportel, mos-shërbim nga të punësuarit, jo-profesionalitet, sjellje jo e mirë e të punësuarve, vonesë në afate, ngadalësim, stërzgjatje e procedurave, kualitet i dobët i shërbimeve.

Sipas anketës, 30% e qytetarëve vlerësojnë se shërbimet që i ofron administrata publike janë të lehtë të qasshme, 22% e qytetarëve mendojnë se shërbimet janë të shpejta, dhe 24% prej tyre vlerësojnë se shërbimet janë kualitative.

Kjo do të thotë se dy e treta e qytetarëve vlerësojnë se nuk janë të kënaqur me punën e administratës publike.

LEXO MË SHUMË NË LIDHJE ME: REFORMAT NË ADMINISTRATË

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button