Partia Alternativa e ka kompletuar hierarkinë partiake

Pas përfundimit të proceseve zgjedhore brenda-partiake, partia Alternativa i ka plotësuar edhe organet hierarkike të partisë. Në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore, janë zgjedhur edhe nënkryetarët dhe sekretarët e sekretariateve të partisë, njofton Portalb.mk.

Dy nënkryetarë të ri të zgjedhur nga organet e partisë janë, Lulzim Aliu nga Kërçova profesor universitar në Fakultetin Pedagogjik në Shkup dhe Admirim Haliti nga Kumanova profesor universitar nga Universiteti “Nëna Tereza”, ndërsa ish ministri i Kulturës Asaf Ademi u zgjodh Sekretar i Sekretariatit të Departamenteve.

Gjithashtu, Alternativa ka zgjedhur edhe pozitat tjera në hierarkinë e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button