BDI-ja do të marrë pjesë në takimin e liderëve

Partia në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të marrë pjesë në takimin e liderëve që u thirr nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Këtë e konfirmoi për Portalb.mk zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

“Po, BDI-ja do të marrë pjesë”, tha Osmani.

Përndryshe, në takimin e liderëve që pritet të mbahet më 19 korrik, e premte, në ora 14:00, siç deklaroi Zaevi në rend dite do të jenë: Diskutimi për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe zgjedhjen e një modeli të ri zgjedhor; diskutimi për Ligjin për Prokurori Publike dhe diskutimi për Regjistrimin e Popullsisë.

Partia opozitare VMRO-DPMNE-ja e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në takim, për siç thonë ata, që në rend dite të jetë edhe diskutimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kërkesën e tyre Zaevi nuk e hodhi poshtë, por tha se duhet të jepen argumente për një gjë të tillë. Nga ana tjetër, Zaevi ka dhënë dy argumente për tre pikat: marrja e datës së BE-së dhe zhvillimi i ekonomisë.

LEXO: Kryeministri Zaev i tregoi dy argumentet për takimin e liderëve, pret VMRO-ja t’i tregojë për zgjedhjet e parakohshme

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button