Banorët e Zhirovnicës e porositin Qeverinë: S’mund të ketë ujë edhe për ne edhe për hidrocentralet

Kur të hyni në fshatin e Rekës, Zhirovnicë, përshtypjen e parë mbi ju e bëjnë shtëpitë e mëdha me fasada të bukura, të ngjitura njëra me tjetrën përgjatë rrugicave të ngushta, të pastra dhe të asfaltuara të fshatit dhe shpatet e maleve që ngritën mbi fshat. Sipas evidencës së hoxhës, fshati ka gjithsej 2,720 banorë. Ka pasur shumë më tepër, por emigrimi jashtë vendit proces që po zhvillohet dekada, por që ka marrë hov të madh gjatë dhjetë viteve të kaluara, ka kontribuar popullsia Zhirovnica pothuajse të përgjysmohet, shkruan Meta.

Megjithatë, “diaspora”, siç i quajnë Zhirovnicasit të familjarët e tyre të zhvendosur në Itali, Zvicër, Gjermani është një pjesëmarrës aktiv në jetën e fshatit, jo vetëm për shkak të lidhjeve të forta që i kanë me atdheun të cilin e vizitojnë shpesh, por edhe për shkak se ata kanë pikëpamje të qarta për atë se ç’duhet bërë që fshati i tyre të funksionojë dhe të përparojë. Në marrëveshje me diasporën, vendoset se në ç’drejtim do t’i orientojnë forcat dhe paratë e fshatarëve për të përmirësuar jetën në Zhirovnicë. Para pak kohe ata, me mjetet e tyre pa ndonjë ndihmë nga shteti, kanë ndërtuar ujëmbledhës dhe e kanë rritur kapacitetin e ujësjellësit të fshatit,

 “Ujin do të mbrojmë edhe me barrikada nëse duhet!

Diaspora e Zhirovnicës vazhdimisht e përmendin, kur bëhet fjalë për problemet me ndërtimin e hidrocentralit të vogël lumin e Zhirovnicës, i cili rrjedh nëpër fshat dhe derdhet poshtë në Radikë si degë e djathtë e tij. Ky është një problem i madh për popullatën lokale, që i ka mobilizuare për të mbrojtur të burimit të tyre më të rëndësishëm – ujit. Pasi qeveria hoqi dorë nga ndërtimi i njërës nga tre hidrocentralet e planifikuara të vogla kanë mbetur edhe dy, të njohura si Zhirovnica 5 dhe 6, për të cilat ajo e vazhdoi kontratën e koncesionit tashmë të skaduar të investuesit, Hidrogen Enerxhi Grup nga Shkupi.

Zhirovnica
Zhirovnica

“Po flas në emër të popullatës lokale dhe diasporës – jemi kundër ndërtimit të hidrocentraleve, thotë Adnan Saliu, kryetar i bashkësisë lokale Zhirovnicë. “Kemi informacione të forta se me hidrocentralet do të përfshihen burimet tona të ujit të pijshëm dhe se natyra do të shkatërrohet plotësisht. Nuk do të ketë ujë të mjaftueshëm edhe për hidrocentralet edhe për ne”. Ai thotë se takimet me zëvendës Ministrin e mjedisit jetësor kanë rezultuar me fshirjen e njërit hidrocentral, por kanë mbetur dy, të cilat gjenden mbi fshat dhe mbi burimin nga i cili Zhirovnica furnizohet me ujë. “S’duam të tingëllojë vrazhdë apo dhunshëm, jemi njerëz të urtë që kurrë s’ka bërë probleme, por do të luftojmë me të gjitha mjetet, duke përfshirë edhe bllokada dhe barrikada”, thotë Saliu.

Konflikti i interesit në Qeveri

Investitori është “Hidroxhen Enerxhi Grup”, një konsorcium në të cilin është kompania Feroinvest “.

“Licenca për ndërtimin e dy hidrocentraleve në Zhirovnica është vazhduar deri në vitin 2020 me vendim të Qeverisë në mbledhje të kryesuar Angjushev dhe aneks të marrëveshjes së nënshkruar mëparshme Ministri i Mjedisit Sadulla Duraki”, tha Aleksandra Bujarovska nga OJQ Fronti 21/42, e cila lufton në mënyrë aktive kundër ndërtimit të objekteve hidroenergjetike në zonat e mbrojtura, siç është zona e fshatit Zhirovnicë, pjesë e Parkut Kombëtar të Mavrovës.

Zhirovnica
Zhirovnica

Kur bëhet fjalë për hidrocentralet e Zhirovnicës, i gjithë dokumentacioni i tyre është i diskutueshëm dhe ata tashmë e kanë kontestuar në gjykatë dhe kanë kërkuar inspektim, por ende s’kanë marrë përgjigje. Sipas Bujarovska, pavarësisht vendimeve të Këshillit të Evropës dhe Konventës së Bernës jepen leje dhe vazhdohet afati kohor për ndërtimin.

“Mbi 20 hidrocentrale janë planifikuar në Parkun Kombëtar të Mavrovës. Hidrocentralet brenda zonave të mbrojtura të tilla si Parku Kombëtar i Mavrovës janë në kundërshtim me nenin 74 të Ligjit për mbrojtjen e natyrës. Aktivitete ekonomike e vetme që lejohen janë eko-turizmi dhe blegtoria tradicionale”, thotë Bujarovska.

Ujin e marrin dhe nuk të pyesin

Uji është një e drejtë themelore e njeriut dhe ajo që sidomos i ka alarmuar Zhirovnicasit ishte informacioni se qeveria e Maqedonisë burimin i tyre të vetëm të ujit të pijshëm e ka dhënë në koncesione për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, për çka kanë kishte mësuar vetëm pasi e kanë parë se do të fillojë ndërtimi i tyre.

“Askush nuk e ka konsultuar popullatën as nuk i ka informuar nëse do të ketë ujë të pijshëm dhe sa. Po dëgjojmë se investitorët u kanë thënë fshatarëve të shqetësuar që nëse ndalet uji, ata do t’u sjellin me cisterna”, thotë Cane Petrovski, Shef i Sektorit për përdorim të qëndrueshëm në Parkut kombëtar të Mavrovës. Ndërtimi i të gjitha hidrocentraleve në parkun kombëtar do të thotë furje Parkun kombëtar të Mavrovës, nga çdo perspektivë që ta shikoni – edhe në aspekt të shkatërrimit të vlerave të biodiversitetit dhe peizazhit, jetës së popullsisë”, është kategorik Petrovski.

Zhirovnica
Zhirovnica

Problemi është se, siç shpjegojnë aktivistët mjedisorë, praktikat e ndërtimit të këtyre hidrocentraleve të vogla është e tillë që ato e kapin krejt ujin nga përroi deri te lumi dhe e drejtojnë te tubacioni i gjatë dhe 2-3 kilometra, duke e lënë shtratin e lumit të thatë dhe të zbrazët, duke shkatërruar botën e gjallë në të. “Po flasim për një park kombëtar dhe se të gjitha eko-sistemet në të varen nga ai ujë, ashtu sikurse varen banorët”, thotë Bujarovska.

Përfaqësuesit e Zhirovnicës, pas kontrollit të studimeve dhe elaborateve hidrocentralet në lumin e tyre dhe kanë gjetur se ata nuk kanë asnjë lidhje me situatën në terren.

“Lidhur me kapacitetin e burimeve, matjet janë të vjetruara dhe gjatë 20 viteve të fundit nuk janë bërë, por ato datojnë nga viti 1963 deri 2000, megjithatë koncesionet janë lëshuar mbi këtë bazë”, tha Anis Ahmeti, anëtar i bordit të BL Zhirovnicë.

Zhirovnica
Fëmijët në protesta

HEC-et e vogla: pak energji elektrike, dëme shumë të mëdha

“Sot shtrati i lumit është 50-60 centimetra poshtë shiritit matës. Ka të bëjë me terren karstik ku uji pjesërisht zhytet, dhe në muajt e verës dhe përrenjtë e vegjël kohë-pas-kohe zhduken plotësisht e thatë”, thotë Ahmeti.

Banorët thonë se HEC-et e vogla ekzistuese në rajonin e Mavrovës gjithashtu kanë mungesë të ujit për prodhim të energjisë elektrike dhe punojnë kryesisht me 20-30 për qind të kapacitetit. Që absurdi të jetë edhe më i madh edhe nëse ndërtohen të hidrocentralet e vogla të planifikuara në këtë rajon, ato nuk do të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme edhe për fshatrat, e jo më për tërë shtetin. Hidrocentralet e Zhirovnicës, për shembull, kanë kapacitet 1.5 megavat, që nuk mjafton për të furnizuar me energji Zhirovnicën, edhe atë me kapacitetin e projektuar maksimal, që për momentin është praktikisht i paarritshëm.

“Kontributi i hidrocentraleve të vogla në nivel të shtetit në gjendjen e përgjithshme të energjisë, madje edhe nëse ndërtohen të gjitha 400 hidrocentrale e planifikuar, duke i përfshirë hidrocentralet e vogla në zonat e mbrojtura, të cilat do të mbledhin pothuajse çdo rrjedhë të ujit në vend, kapaciteti i përgjithshëm i tyre nuk do të ajo tejkalonte 150 MW. Dëmi është shumë i madh, efekti është shumë i vogël”, thotë Bujarovska nga Front 21/42.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button