Kryeministri Zaev i tregoi dy argumentet për takimin e liderëve, pret VMRO-ja t’i tregojë për zgjedhjet e parakohshme

Ende pa përfunduar konferenca për media e kryeministri të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ku bëri thirrje për takim liderësh ndaj liderit të opozitares maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të opozitares shqiptare Aleanca për Shqiptare (ASH), Ziadin Sela dhe partisë në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, nga VMRO-ja reaguan se “do të marrin pjesë në takim, nëse në rend dite të takimit nuk janë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, transmeton Portalb.mk.

Megjithëse në fillim Zaevi si pika të rendit të ditës i paraqiti: Diskutimin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe zgjedhjen e një modeli të ri zgjedhor; diskutimin për Ligjin për Prokurori Publike dhe Regjistrimin e Popullsisë, ai më pas tha se nëse VMRO-ja ka argumente se duhet të jetë në rend dite edhe zgjedhjet e parakohshme, ato do të futen, dhe të gjithë do të shkojnë si fitimtar në zgjedhjet që sipas tij do të ishin sërish të parakohshme, sepse në vend të dhjetorit, do të mbaheshin në tetor.

Besoni se edhe unë dua katër vjet mandat ti kem nga sot. Pse jo? Mendoj se do të kemi sukses në të? Derisa udhëhiqet politikë etnocentrike, unë besoj se do të fitoj. Kaq e thjeshtë”, tha ndër tjerash Zaevi, megjithëse shtoi se qëndron në bindjen se duhet të ketë zgjedhje të rregullta.

“Por që të shkojmë të gjithë si fitimtar, të shkojmë në zgjedhje në tetor, vallë ato a nuk do të ishin zgjedhje të parakohshme? Dy muaj më herët, që të shkojmë të gjihë si fitimtar nga takimi i liderëve, siç thotë edhe gazetari”, tha më tej Zaevi.

Meqë mes partisë shqiptare në pushtet BDI-ja dhe Zaevit ekzistojnë qëndrime pothuajse të njëjta – zgjedhje të parakohshme në tetor të 2020, Zaevi mohoi se ka marrëveshje mes partnerëve të koalicionit dhe për atë se çfarë do të jetë temë diskutimi në takim të liderëve.

“Jo. Jo. Nuk jemi përgatitur për këtë takim, për këtë takim liderësh”, tha Zaevi, për çfarë më pas tregoi argumentin e tij, se është fokusuar në rritjen ekonomike, sepse është ajo për çfarë pret ai që qytetarët t’ia japin mandatin e dytë.

Dy argumentet e Zaevit për rendin e ditës së takimit të liderëve: Data e BE-së dhe ekonomia – e cila do t’i sigurojë mandat të dytë si kryeministër

Si argument për rendin e ditës së takimit të liderëve që do të mbahet më 19 korrik 2019, e premte, në ora 14:00 në Klubin e Deputetëve, Zaevi e paraqiti nevojën e bashkëpunimit për marrjen e datës së nga Bashkimi Evropian.

“Ka mbetur shumë pak kohë deri në tetor kur presim që Komisioni Evropian të na bëjë me dije se duhet t’i fillojmë negociatat aderuese sipas kapitujve me Bashkimin Evropian. Duhet të punojmë së bashku për çështjet e mbetura, të marrim vendime të përbashkëta për të plotësuar kushtet për të filluar negociatat. Pres në takim të krijojmë planin aksionar dhe të vendosim për grupet e punës që do të marrin pjesë në negociatat me BE-në” tha mes tjerash Zaev.

Argumenti i dytë ishte dhe siç e quajti ai, “vitin ekonomik” për:

  • rritjen e indikatorëve ekonomikë,
  • uljen e papunësisë,
  • rritjen e bruto-prodhimit vendor,
  • rritjen e investimeve të huaja dhe vendore,
  • rritjen e aktiviteteve të shërbimeve,
  • rritjen e zhvillimit industrial,
  • rritjen e eksportit për më shumës e 15 për qind dhe
  • uljen e importit.

“Unë insistoj për rritje të ekonomisë, sepse logjikisht, është ajo për të cilin pres që qytetarët të më japin mandat të dytë”, tha Zaevi.

LEXO: Zaev bën thirrje për marrëveshje për PSP-në, Mickoski dëshiron zgjedhje parlamentare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button