RMV, ja çfarë moti do të kemi deri në fundjavë

Deri në fund të javës do të dominojë mot i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe do të kemi shi. Deri në fundjavë do të kemi rritje graduale të temperaturave, tregon parashikimi i Entit Hidrometeorologjik.

Nesër do të kemi mot me vranësira, ndërsa në jugperëndim të vendit do të ketë edhe reshje të shiut të shoqëruara me stuhi.

Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë stabil dhe pa të reshura, ndërsa temperaturat shpejtë do të ngriten.

Në fund të javës në mesditë përsëri do të kemi të reshura lokale të shiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button