Ambasadori Timonie: Bashkëpunimi rajonal – shembull i mirë për luftë kundër korrupsionit (FOTO)

Për ditën e Pavarësisë së Francës, ambasadori i këtij shteti në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristian Timonie ka realizuar pritje të përfaqësuesve të sektorëve të ndryshme në shtet, njofton Portalb.mk.

Në fjalimin e tij, Timonie ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit, për sundimin e shtetit të së drejtës dhe për paqe rajonale, duhet të vazhdojë, por me bashkëpunim rajonal.

“E shfrytëzoj rastin që t’ju falënderohem të gjithë atyre të cilët kanë bashkëpunuar me ne për zhvillim të frankofonisë dhe bashkëpunojnë në realizimin e reformave për fuqizim të sundimit të së drejtës e cila duhet të jetë në qendër të aktiviteteve tona të përbashkëta. Do të vazhdojmë të punojmë në atë plan, në frymën e stabilitetit dhe prosperitetit të këtij rajoni, me luftën kundër korrupsionit për ndërtim të shoqërisë së qetë, dhe me bashkëpunimin e tërësishëm me fqinjët, kjo mund të jetë shembull”, tha Timonie.

Duke u fokusuar në Strategjinë e Francës për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Timonio vlerësoi se nëpërmjet saj do të konkretizohet angazhimi i Francës që sa më shpejtë dhe më efikase të arrihen standardet evropiane.

“Në vjeshtë presin që të përfundojnë përgatitjet rreth marrëveshjes me institucionet e RMV-së, që të mund të fillojë me punë Agjencia e Francës për zhvillim dhe bashkëpunim në fushat kyçe me pushtetin qendror dhe lokal, por edhe me sektorin civil, siç është ambienti jetësor dhe urbanizmi, për të cilat tashmë janë realizuar misione përgatitore”, tha Timonie.

Ai edhe njëherë ka deklaruar se Marrëveshja e Prespës ka hapur një dritare të re në RMV.

Të pranishëm në ngjarje kanë qenë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrat Bujar Osmani, Oliver Spasovski, Radmilla Shekerinska, ministra, liderë partiakë dhe përfaqësues medial. E pranishme në ngjarje ka qenë edhe ambasadorja e re e SHBA-ve në RMV, Kejt Birns.

Dita e Pavarësisë së Francës në Ambasadën e Francës në Shkup
Dita e Pavarësisë së Francës në Ambasadën e Francës në Shkup
Dita e Pavarësisë së Francës në Ambasadën e Francës në Shkup
Dita e Pavarësisë së Francës në Ambasadën e Francës në Shkup
Ambasadorët Kristian Timonie dhe Kejt Meri Birns
Ambasadorët Kristian Timonie dhe Kejt Meri Birns

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button