Çmenduria e fundit e Cristiano Ronaldos – McLaren MP4-12C Spyder (FOTO)

Vetëm tetë muaj pasi kishte blerë një automobil Lamborghini, Cristiano Ronaldo e ndërron atë me një më luksoze dhe më të shpejtë McLaren. Vetëm tetë muaj pasi i bëri vetës dhuratë një Lamborghini Aventador LP 700-4 për 340 mijë euro, CR7-a ka blerë një tjetër veturë luksoze, tashme McLaren MP4-12C Spyder për 300 mijë euro.

Me një motor V8 biturbo 3,8 litra, “lodra” e re e Ronaldos mund të kalojë nga 0 në 100km/h për 3,1 sekonda. Ajo arrin një shpejtësi maksimale prej 330km/h. Ku automobil është një model i rrallë për portugezin i cili ka bërë një tjetër çmenduri në fushën e automobilave.

Lajme të ngjashme

Back to top button