KRRE-ja kërkon marrjen e kompetencave të ujit nga komunat për vendosjen e çmimit

Komisioni rregullator i energjetikës nga Qeveria do të kërkojë t’ua marrë kompetencat komunave për caktimin e çmimit të ujit, njofton Alsat M.

Ky institucion edhe tani është pjesë e procesit, por vetëm në caktimin e çmimit minimal dhe maksimal, ndërsa më pas fjalën kryesore e kanë këshillat e komunave. KRRE thotë se në këtë mënyrë do shkurtohen procedurat administrative, pasi këshillat më së shpeshti vendosin ta miratojnë çmimin më të ulët që është propozuar. Me këtë hap të KRRE-së do të rritej minimalisht pagesa mujore e qytetarëve për ujë.

Qëllimi i kësaj sipas Bislimovskit është që ndërmarrjet e ujësjellësve të punojnë në mënyrë më efikase, t’i ulin borxhet e grumbulluara dhe në këtë mënyrë në afat më të gjatë do mundësohet ulja e çmimit për konsumatorët. Në mënyrë shtesë të priten edhe investime në infrastrukturën e ujësjellësve që sipas KRRE-së tashmë është e amortizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button