Neymar thumbon PSG, braziliani: Kujtimi me i bukur fitorja 6-1 me Barçen

Neymar merr sërish rolin e protagonistit në medien sportive. Sulmuesi brazilian që mori pjesë në një event të minifutbollit në vendin e tij, me një deklaratë të tij ka bërë që të shtohen zërat për kthimin e tij te Barcelona që së fundmi po qarkullojnë si në Spanjë ashtu edhe në Francë, transmeton Top Channel.

Për më tepër, Neymar nuk ngurroi të thotë disa fjalë plot helm në drejtim të skuadrës aktuale të tij si për të konfirmuar se aventurës së tij në kryeqytetin francez i ka ardhur fundi.

‘Kujtimi im më i bukur  është fitorja 6-1 ndaj Paris Saint Germainit-tha Neymar-ndjenjën pas shënimit të golit të 6, nuk e kam përjetuar më ne sfida te tjera. Në dhomat e zhveshjes ishim të gjithë të çmendur’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button