Khaled Hosseini, Gjuetari i balonave

Portalb rekomandon librin Gjuetari i balonave nga shkrimtari Khaled Hosseini.

Mbi librin
I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale…Ndodh rrallë që një libër t’i përshtatet kaq shumë kohës dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare. (Isabel Aliende)

Janë shprehur për të:
Një roman i mrekullueshëm…një tregim i jashtëzakonshëm që të rrëmben. (Publisher Weekly)

Një libër i fuqishëm… pa zbukurime të tepërta, pa absurditete, thjesht një prozë e shkëlqyer. (San Francesco Chronicle)

Mbi autorin
Khaled Hosseini, bir i një diplomati, u lind në Kabul, në Afganistan. Familjes së tij iu plotësua kërkesa për azil politik në SHBA më 1980. Jeton në veri të Kalifornisë dhe është mjek. “Gjuetari i balonave” është romani më i fuqishëm epik i kohëve të fundit, një sukses i jashtëzakonshëm letrar i botuar në shumë vende të botës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button