Indonezia është goditur nga një tërmet 7.3 ballë

Një tërmet 7,3 ballësh ka goditur qytetin Terante, që gjendet në juglindje të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Tërmeti ishte në thellësi prej 10 kilometrash, me epiqendër prej 168 kilometrash në juglindje të qytetit Ternate, tha ky shërbim, transmeton REL.

Agjencia meteorologjike e Indonezisë tha se deri më tani nuk ka alarm se nga ky tërmet mund të shkaktohet cunami. Pas tërmetit të parë, rreth 30 minuta më vonë, kjo agjenci njoftoi se ka pasur një tërmet tjetër 5,8 shkallësh të Rihterit.

Ende nuk ka raportime për dëme apo viktima nga tërmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button