Kurdisjet në AKMIS do të hapin aktgjykime të vjetra

Butoni magjik në sistemin AKMIS për atë se cilin gjyqtari do të jetë përgjegjës për drejtësinë sërish e ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik te gjykata, transmeton Portalb.mk.

Për herë të parë në bankën e të akuzuarve do të duhet të ulet ish-kryetari i Gjykatës themelore Shkup 1 Vladimir Pançevski. Ai akuzohet se nga pozita e pushtetit, me abuzim të sistemit, tre vite vetë ka përcaktuar se cili gjyqtar është i përshtatshëm për të vendosur për rastet e krimit të organizuar.

Kjo situatë hap çështjen se çfarë do të ndodhë me lëndë dhe njerëzit të cilët janë dënuar për krimin e organizuar nga të ashtuquajturit “gjyqtarë të përshtatshëm”, thotë ish-kryetari i Gjykatës Supreme Dane Iliev.

Ai thotë se ato lëndë do të duhet të përsëriten, nëse dëshmohet se ish-kryetari i gjykatës ka abuzuar me pozitën e tij dhe i lëndët në AKMIS.

“Të kërkohet përsëritja nëse zgjidhja e atyre lëndëve është produkt i të ashtuquajturave kurdisje nga kryetari i gjykatës. Nëse dikush konsideron së ka qenë i dëmtuar nga ky aspekt do të paraqet kërkesa për të përsëritur ato lëndë, por duhet të ketë dëshmi, ndërsa dëshmi mund të jetë aktgjykimi për kryetarin i cili është akuzuar se i ka kurdisur lëndët.

Në aktakuzën e Prokurorisë themelore publike theksohet se me amin të Pançevskit rreth 40 lëndë të krimit të organizuar, dy të prokurorisë themelore publike dhe dy të PSP-së u janë dhënë gjyqtarët të cilët i ka zgjedhur ai.

“Gjatë periudhës kohore, që është hetohet tërësisht nga prokurori kompetent, është konstatuar se me “paraf” me dorë i pandehuri ka urdhëruar shpërndarje të gjyqtarëve të caktuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë themelore publike.

Pancevski, pas kësaj, në Facebook e ka akuzuar qeverinë se përmes tij është duke amnistuar kriminelë.

“Nëse Pançevski është krimineli i cili ka shpërndarë lëndë, ndërsa i kanë gjykuar gjykatës të zgjedhur nga Këshilli gjyqësor në shkallë të parë, e pastaj kanë vepruar sipas ankesave dhe mjete juridike të jashtëzakonshme! Me këtë veprim, qeveria amniston 48 lëndë nga fusha e krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat kanë përfunduar me aktvendime të prera në të gjitha instancat gjyqësore! Cilët kriminelë të rangut të lartë po i shpëton qeveria, ndërsa prokurori Jovevski po e kryen punën mbetet të shohim”, ka shkruar Pançevski.

Ndërkohë, lind pyetja lidhur me mekanizmat për mbrojtjen e gjyqtarëve nga ndikimi politik përmes AKMIS-it. Para pak kohe, VMRO-DPMNE akuzoi publikisht se sistemi për ndarje të lëndëve në Gjykatën themelore Shkup 1 po abuzohet.

Nga ministria e drejtësisë thonë se efektet e zgjidhjeve të reja ligjore tashmë po ndjehen dhe se me ligjin e ri për gjykatat është përfshirë edhe detyrimi për mbikëqyrje të funksionalitetit të AKMIS-it.

“Deri tani mbikëqyrja ka përfunduar mbikëqyrja në tetë gjykata dhe tashmë shohim një situatë që ka dallim drastik nga ajo që kishim në periudhën e mëparshme. Rezultatet tani tregojnë se kryetarët nuk e marrin guximin për të ndajë lëndët nën dorë ose në mënyrë që nuk është e ligjshme. Abuzimi me sistemin, është vënë si bazë për përgjegjësi të çdo gjyqtari i cili do të pranon lëndë që do të ndahet jashtë sistemit të AKMIS-it e pastaj do të vijojë procedurë për shkarkimin e tij, si dhe të kryetarit të Gjykatës i cili do të ndajë lëndën jashtë AKMIS-it do të shkarkohet. Procedurat penale të ngritura për përgjegjësi për keqpërdorim të sistemit AKMIS gjithashtu po japin rezultate.

Objektivi kryesor i AKMIS-it ishte të parandalojë abuzimet dhe manipulimet, përkatësisht sfida kryesore ishte të parandalohet ndikimi ndaj gjyqtarëve për kurdisje të proceseve të caktuara gjyqësore dhe regjistrim më të shpejtë përkatësisht ndarje dhe përfundim më të shpejtë të lëndëve.

Iliev thotë se nga pikëpamja teknike ekziston gjithmonë mënyrë për mbrojtje të mirë të AKMIS-it nga ndikimi politik, por faktori njeri është gjithmonë opsion për të ndryshuar sistemin.

“Kryetari si i pari midis të barabartëve ndoshta duhet të përjashtohet, me ligj, që të mos ketë kontakt me lëndët dhe ashtu mund të garantohet siguria e çdo lënde nga ndikimi mbi atë bazë. Mënyra si është organizimi që ai të menaxhojë me tërë administratën e gjykatës dhe me sistemin e plotë të lëndëve është vështirë që lëndët të mbrohen nga ndikimi i ndonjë kryetari”, shpjegon Iliev.

Në pjesën e rekomandimeve të komisionit për mbikëqyrje nga Ministria e drejtësisë theksohet se gjatë këtij viti do të kryhen 16 mbikëqyrje të gjykatave dhe do të nxirren në pah dobësitë e gjykatave të vërejtura më herët.

“Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut rrallë i viziton gjykatat dhe inspekton punën e tyre. Rekomandohet që Këshilli gjyqësor të marrë pjesë aktive dhe të ketë qasje në punën e gjykatave”, është një nga dobësitë të cilat i ka theksuar komisioni.

Ndër të tjera komisioni thekson se sa i përket AKMIS-it në disa gjykata me kompetenca të zgjeruara s’ka administratorë gjyqësore, që është e domosdoshme, që Këshilli Gjyqësor nuk duhet t’i delegojë nga 0gjykatat e mëdha në gjykatat në Shkup dhe të bëjë strategji afatgjatë për nevojën reale për gjyqtarë dhe se në një numër gjykatash ka raste që nuk janë regjistruar në arkiv.

Baza e AKMIS-it është në Gjykatën Supreme dhe në të mund të hyjnë anëtarët e  Këshillit gjyqësor dhe kryetarët e Gjykatave themelore, por nuk mund të intervenojnë. Implementimi i sistemit AKMIS përfundoi në dhjetor të vitit 2014, kur e fundit u përfshi gjykatat e Shkupit për kundërvajtje. Instalimi i sistemit filloi në janar 2010, kur ministër i drejtësisë ishte Mihajllo Manevski, ndërsa kryetar i Gjykatës Supreme ishte Jovo Vangellovski, i cili tani është kryetari i zgjedhur rishtazi i gjykatës më të lartë.

Nga viti 2010 AKMIS, është operativ në të gjitha 34 gjyqet e Maqedonisë së Veriut, duke e zëvendësuar procesuimin manual të lëndëve. Nevoja për kontroll të sistemit AKMIS erdhi pasi që në raportin e Pribesë u tha se “ka perceptime se lëndët gjyqësore nuk janë duke u ndarë nëpërmjet Sistemit AKMIS”.

Në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Pas kontrollit të bërë në Gjykatën e Apelit, është vërejtur se numri i madh i lëndëve gjyqësore nuk janë ndarë te gjykatësit e procedurës së caktuar për procedurë paraprake dhe se lëndët janë ruajtur në regjistër. Në Gjykatën Supreme është vërtetuar se lëndët janë ndarë në mënyrë manuale dhe se nuk ka qenë i formuar as grup punues për ndarjen e lëndëve. Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 plani vjetor për menaxhim me lëndët gjyqësore është sjellë më vitin 2013 dhe për të njëjtin nuk është formuar trup punues, gjë e cila nënkupton se dhe këtu lëndët janë ndarë në mënyrë manuale. Edhe orari i punës në këtë gjykatë nuk ka qenë stabil, vetëm gjatë shtatorit të 2017-s i njëjti është ndryshuar tre herë.

Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët i theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS.

“Ka pasur rregulla të rrepta që e rregullojnë shpërndarjen e lëndëve, të realizuara nëpërmjet një sistemi elektronik të menaxhimit të çështjeve, në shtator, Prokuroria Publike e Shkupit ka marrë në pyetje disa persona, pasi një auditim i vitit 2017 ka zbuluar se sistemi i caktimit të gjyqtarëve për të trajtuar raste specifike ishte manipuluar. Mediat kanë njoftuar se prokurorët kishin thirrur ish “gjykatësin kryesues” të Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevski dhe të Gjykatës Supreme të Drejtësisë Jovo Vangellovski”, thuhet në raportin e DASH për vitin 2018-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button