Ka ndërruar jetë ish-diktatori i Bangladeshit

Ish-diktatori i Bangladeshit, Hussain Muhammad Ershad – i cili kishte ardhur në pushtet përmes një puçi ushtarak më 1982 – ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Ish-presidenti kishte pasur probleme shëndetësore dhe ishte shtrirë në spital në fund të muajit qershor, transmeton REL.

Shefi i Ushtrisë, që ishte shndërruar në president, kishte udhëhequr me Bangladeshin nga viti 1982 deri më 1990.

Ai u largua nga posti i presidentit, pasi u përball me trazira masive më 1990 dhe më pas u dërgua në burg. Por, Ershad arriti që të mbetet aktiv në skenën politike të Bangladeshit, deri në fund të jetës së tij.

Ai ishte lider i opozitës në përbërjen aktuale të Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button