Nju Jorku përjetoi ndërprerje masive të energjisë elektrike

Menhetën në Nju Jork u zhyt në errësirë të plotë dhe qindra njerëz u bllokuan në metro dhe ashensorë, pas një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike goditi qytetin.

Ndërprerja e energjisë elektrike zgjati për pothuajse pesë orë, transmeton REL.

Vlerësohet se nga kjo ndërprerje e energjisë elektrike janë prekur 70 mijë shtëpi dhe biznese në Menhetën. Autoritetet thanë se shkaktar i ndërprerjes së rrymës ishte një zjarr që kishte shpërthyer në transformator të energjisë.

“Përderisa punëtorët po punojnë që të rikthehet energjia në Menhetën, ne inkurajojmë të gjithë që të shmangin përdorimin e metrove”, thuhej në një postim në Twitter, Autoriteti për Transport.

Kjo është ndërprerja më e madhe e energjisë elektrike që prej vitit 1977, kur pothuajse i gjithë Nju Jorkut kishte mbetur pa rrymë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button