Edhe pse po kundërshtohet nga disa banorë, xhamia në Mitrovicë nis ndërtimin

Po vazhdojnë punimet për xhaminë në fshatin Shukopc të Mitrovicës.

Përkundër kundërshtimeve të disa banorëve, të premten është vënë gur-themeli i saj, nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Mitrovicës, raporton KTV.

Kundërshtimet më të mëdha kanë të bëjnë me vendin e ndërtimit, pasi që një pjesë e banorëve thonë që xhamia po ndërtohet në afërsi të shtëpive të tyre.

Ekipi i KTV-së ka provuar të vihet në kontakt me Hoxhën që sipas banorëve, do të bëhet imam, por nuk ka mundur të flasë me të.

Mirëpo, në Shupkovc jo të gjithë banorët janë kundër ndërtimit të xhamisë.

“Unë mendoj që xhamia duhet me u ndërtu se iu duhet banorëve, na sjemi t’u ndërtu naj diskotekë ose diçka me i prishë rininë”, thotë banori, Bekim Ajvazi.

E nga Komuna e Mitrovicës së Jugut, thonë që ligjërisht është në rregull ndërtimi i xhamisë.

Por, sipas tyre, problemi qëndron në mungesën e komunikimit mes KBI-së dhe banorëve.

Në Këshillin e Bashkësisë Islame të Mitrovicës, si iniciues të këtij projekti nuk kanë pranuar të flasin për çështjen.

Disa banorë të Shukopcit janë duke e kundërshtuar ndërtimin e xhamisë që nga viti 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button