Mickovski paralajmëroi protesta, që të arrihet qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme

Hristijan Mickovski, kryetari i VMRO-DPMNE, sot ka shprehur planin dhe këmbëngulsin e partis së tij për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, duke mos anashkaluar edhe partitë shqiptare në bashkërendim të hapave, transmeton Portalb.mk.

Mickovski shpehet se tashmë është koha që gjendja të ndryshon. Ai vazhdon të përsëritë qëndrimin e tij ‘për qëindra herë’ se Marrëveshja e Prespës duhet të anulohet, por vetëm për atë duhet VMRO –DPMNE të fiton 80 deputet, shpehet Mickovski.

“Ne thamë se kjo është një marrëveshje kapitulluese dhe kjo marrëveshje prek direkt në veçantinë e popullit maqedonas, kombit maqedonas dhe shtetit maqedonas. Dhe këtu nuk ka, absolutisht nuk ka asnjë dilemë. Ne kemi nevojë për 80 deputetë në Parlament dhe kushti Badenter“, deklarohet Mickovski.

Mickovski përkundër asaj se deklaron që ‘nuk ka ambient në shtet që momentalisht të funksionojë dialogu politik ndërmjet opozitës dhe pushtetit’, ai shton se me BDI-në dhe Ali Ahmetin vazhdon të komunikojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button