1 vit pas vendosjes, numëratori i Zaevit mbetet i fikur

“Në portën triumfale të turpit në Shkup do të vendosim numërator dhe për çdo milion euro të kthyer numëratori do të lëviz. Të gjitha paratë e vjedhura do t’i kthejmë pas deri te qytetarët, deri te secili prej jush, për shkak se ato janë para tuaja të vjedhura”, kishte premtuar Zoran Zaev në vitin 2016.

Numratori u vendos në gusht të vitit 2018, por një vit pasi u vendos ai vazhdon të jetë jofunksional. Për këtë, qeveria arsyetohet me lëndët e papërfunduara në prokurori dhe gjyqësor për ish-funksionarët, transmeton Alsat-M.tv

“Numëratori i vendosur në Portën Triumfale ende nuk është në funksion për shkak se një pjesë e të dhënave të cilat do të shfaqen, janë në procedurë parahetimore dhe gjyqësore. Në atë moment kur të gjitha procedurat duhet të jenë të përfunduara, të dhënat që janë parashikuar të publikohen, pra mjetet e kthyera në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shfaqen në të.”, deklaruan nga Qeveria e RMV-së.

Deri tani, nga Prokuroria Speciale publike kanë marrë përfundim gjyqësor rastet “Tanku” dhe “Trust”. Në rastin “Tanku”, bëhej fjalë për Mercedesin e Gruevskit, ndërsa rasti “Trust” kishte të bënte me tenderin e paligjshëm për gërmime në minierën “REK Bitola”.

LEXO: Edhe pas një viti Zaev ende thotë se së shpejti do të vendoset numëratori i borxhit publik te Porta Triumfale
LEXO: Vendoset numëratori në Portën Triumfale (FOTO)
LEXO: Numëratori tregon që 430.000 euro janë kthyer në arkën e shtetit, do të kthehen edhe 17.2 milionë euro
LEXO: Qeveria e Maqedonisë nuk e di se sa ka kushtuar numëratori

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button