ZYRTARE: Murilo ritkhehet përsëri në Seria A

Jeison Murillo rikthehet sërish në Seria A. Mbrojtësi kolumbian do të luajë me fanellën e Sampdorias, dy vite pasi ai la Interin për t’u transferuar te Valencia në La Liga.

27-vjeçari veshi edhe fanellën e Barcelonës për pjesën e dytë të sezonit të shkuar, por pa lënë asnjë gjurmë në “Camp Nou”, transmeton TopChannel.

Murillo transferohet te Sampdoria për 14 milionë euro, ndërkohë që konsiderohet zëvendësuesi ideal i Joachim Andersen, i cili u largua drejt francezëve të Lyonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button