PD: Në Vaun e Dejës është votuar me fletë të falsfikuara votimi

Partia Demokratike ka vijuar edhe këtë të shtunë me akuzat për manipulime të zgjedhjeve të 30 qershorit për numrin e votuesve.

Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi u shpreh se Komisioni Qendror i Vjedhjeve , nen urdhrat e Rames, është përfshirë nga skandali në skandal.

Sipas tij, 3 janë skandalet ëe te medha, ku KQZ është kapur në flagrancë, duke evidentuar edhe votimin me vota të falsifikuara në Vaun e Dejës, transmeton TopChannel.

“1. Falsifikoi dhe manipuloi pjesëmarrjen në votime për llogari të propagandës së Edi Ramës; Falsifikoi rezultatin e votimeve në Bashkinë Elbasan sipas urdhrave te Taulant Balles per te fshehur se per Elbasanin kishte me shume vota per kandidatin sesa flete votimi ne kuti.; Ka lejuar qe ne Vaun e Dejes te kryhet votim me flete te fallsifikuara dhe qe nuk i dihet origjina e tyre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button