Me fonde evropiane, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të realizojnë 17 projekte të përbashkëta

Goran Milevski, ministri në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale (MVL) u takua në Sofje me homologun bullgar Petja Avramovin, ministër në Ministrinë për zhvillim rajonal dhe urbanizëm (MZHRU), njofton Portalb.mk.

Vlera totale e projekteve është 7 milion euro nga të cilat 85 % janë siguruar nga Instrumenti IPA i Bashkimit Evropian dhe 15% nga buxheti i shtetit nëpërmjet MVL-së.

Projektet realizohen në 3 fusha: tre projekte në fushën e konkurrencës, tetë për zhvillimin e turizmit dhe gjashtë projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësorë.

Projektet do të realizohen me partnerë nga të dyja anët e kufirit dhe vlera e tyre sillet nga 120 mijë deri në 590 mijë euro për projekt. Ministri Milevski përgëzoi bartësit e projekteve dhe u uroi implementim të suksesshëm.

“Bashkëpunimi në rajon, ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, afrimi i njerëzve, rrjetëzimi i tyre si dhe përmirësimi i cilësisë së jetës në rajonin ndërkufitarë janë përfitime të mëdha, veçanërisht aq më tepër se në gjithë këtë proces janë përfshirë një numër i subjekteve dhe njerëzve nga të dy anët e kufitare. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, dhe kjo do të thotë ndërtimi i vlerave dhe standardeve evropiane, dhe në këtë kontekst si mjaft të rëndësishme kemi bashkëpunimin ndërkufitar me të gjithë fqinjët tanë”, tha ministri Milevski.

Të dy ministrat u pajtuan që në kohën sa më të shkurtër të përfundojnë procedurat formale dhe në Shkup të nënshkruhet Memorandumi për bashkëpunim mes MVL të Maqedonisë Veriore dhe MZHRU të Bullgarisë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar, zhvillimit rajonal dhe vetëqeverisjes lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button