RMV, është ulur numri i të punësuarve në industrinë e tekstilit

Gjendja në industrinë e tekstilit nuk është e shkëlqyeshme, mendon Angel Dimitrov, kryetari i Organizatës së punëdhënësve, njofton Portalb.mk.

Ky vlerësim i tij vjen në momentet kur numri i të punësuarve në këtë industri është ulur nga 3% deri në 5%.

“Jam i njoftuar nga shumë kolegë se nuk kanë mjaft punë, që do të thotë se partnerët e huaj kërkojnë tregje të reja, gjegjësisht vendet e Lindjes së Largët, duke menduar se me hyrjen e vendit në BE, me rritjen e rrogave dhe standardit, vendi do të bëhet jo konkurrues për këto tregje”, thotë Dimitrov.

Kryetarja e Grupit të Tekstilit, Mirjana Perkovska, beson se largimi i një pjese të partnerëve të huaj është për shkak se fuqia punëtore është e shtrenjtë, për shkak modernizimit të prodhimit, migrimit dhe demotivimit të të rinjve që të regjistrohen në shkollat e mesme përgjegjëse.

Ata mendojnë se kjo industri vazhdon tatëpjetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button