ZYRTARE: Fenerbahçe transferoi ish-futbollistin e rivalit

Fenerbahçe ka transferuar mesfushorin 28 vjeçar Garry Rodrigues, transmeton Anadolu Agency.

Në deklaratën nga klubi verdhë e kaltër, thuhet se Rodrigues është huazuar nga klubi i Arabisë Saudite Al Ittihad në një kohëzgjatje 2 vjeçare dhe pa pagesë.

Rodrigues gjatë sezoneve 2017-2019 në Galatasaray kishte luajtur në 61 ndeshje ku shënoi 13 gola.

Futbollisti nga Ishujt Kepi i Gjelbër i cili më parë ka luajtur për disa klube të ndryshme evropiane, në sezonin e 2017-2018 fitoi kampionatin e ligës turke me Galatasaray.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button