Kompanitë fituan 196 milion euro nga kthimi i TVSH-së në gjysmëvjetorin e parë

Mbi 12 miliardë denarë ose 196 milion euro u injektuan në ekonomi në gjysmëvjetorin e parë, përmes kthimit të rregullt dhe joselektiv të TVSH-së tek kompanitë. Sipas të dhënave nga Ministria e financave, kthimi i TVSH-së tek kompanitë deri në qershor është rreth 20% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ose rreth 2 miliard denarë, raporton Portalb.mk.

Nëse krahasohet me vitin 2017, kthimi i TVSH-së në gjysmëvjetorin e parë është më i lartë për 3.2 miliard denarë ose rreth 37%. Në krahasim me vitin 2016, kthimi është për 4.9 miliard denarë më i lartë, ose 69%.

Shirete Elezi, zv.ministre në Ministrinë e Financave, thotë se me kthimin e rregullt dhe joselektiv të TVSH-së, u përmirësua likuiditeti i kompanive.

“Kthimi i TVSH-së në kohë dhe joselektiv është i rëndësishme për funksionimin e pandërprerë të kompanive, por edhe për investimin e tyre. Për këtë, Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) bëri Modul për kthimin automatik të tatimit dhe lirim nga tatimi për të gjithë tatimpaguesit. Qëllimi kryesor është saktë dhe në kohë të kryhet kthimi dhe lirimi nga tatimi për të gjithë tatimpaguesit”, deklaroi Elezi.

Zv.ministria për financa theksoi se tendencat pozitive në ekonomi vërehen edhe përmes pagesës së tatimeve, duke përfshirë edhe TVSH-në. Gjithashtu thotë se rritja e aktiviteteve të kompanive vërehet edhe përmes rritjes së investimeve brute prej 9.9% në tremujorshin e parë të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button