Zaev-Berns: RMV mbetet një partner strategjik dhe i qëndrueshëm i SHBA-së

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, priti sot ambasadoren e re të SHBA-së në vend, Kejt Meri Berns. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se Maqedonia e Veriut mbetet një partner strategjik dhe i qëndrueshëm i Shteteve të Bashkuara, i përqendruar në përpjekjet e përbashkëta për sigurinë, lirinë dhe prosperitetin demokratik në rajon, si dhe aktivitete të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera ndaj paqes në botë, transmeton Nova Tv, përcjell Portalb.mk.

Kryeministri Zaev,  e mirëpriti dhe i uroi mandat të suksesshëm ambasadores Berns në Maqedoninë e Veriut dhe shprehu mirënjohje për punën e shkëlqyer të ambasadorit të mëparshëm të SHBA-së Jess Bailey dhe Zëvendës Shefit të Misionit, Mikaela Schweitzer Bloom.

Kryeministri Zaev, si një interes afatgjatë në vend, theksoi intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjelltë politik dhe ekonomik me Shtetet e Bashkuara, si dhe angazhimin e agjendës së reformës në BE për arritjen e rezultateve konkrete në fushën e sundimit të ligjit, anti-korrupsionit, reformave të sigurisë dhe administratës publike.

Në takim është shprehur gatishmëra për të pranuar detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i plotë në NATO deri në fund të 2019 dhe në fillim të vitit 2020, siç thuhet, rritja e PBB-së prej 0.2 për qind në vit për 2 për qind nga 2024, modernizimin e aftësive ushtarake dhe rritjen e pjesëmarrjes në misionet e përbashkëta.

Ambasadorja Berns në takim, tha se Shtetet e Bashkuara me padurim presin që në muajt e ardhshëm ta mirëpresin Maqedoninë e Veriut si anëtare e 30 të e NATO-s, duke shtuar se ajo do të vazhdojë të kontribuojë për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm ekonomik dhe politik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button