Si një koment i paverifikuar i nënkryetartit të opozitës shqiptare në Shqipëri, u bë lajm

Portali shqiptar “Standard.al” botoi një artikull me titullin “Zaevi na qartësoi se për kë punon Rama ose Babloku rus!!!”, me akuza të rënda për kryeministrin Edi Rama, që bazohet në statusin e facebook-ut të Petrit Vasilit, nënkryetarit të partisë opozitare Lidhja Socialiste për Integrim (LSI), prej të cilit krijohet përshtypje se kryeministri Zoran Zaev, në bisedimet e publikuara të humoristëve rus konfirmon ‘tradhtinë’ e kryeministrit të Shqipërisë në lidhje me tezën për shkëmbim të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, transmeton META.mk.

Gjithë teksti është citat i statusit të Petrit Vasili, ku ndër të tjera thuhet:

“Pas asaj që dëgjuam nga Kryeministri i Maqedonisë Zaev tanimë të gjithë shqiptarët e kuptuan për kë punon Babloku ose më thjesht akoma Babloku rus.

E gjithë bujurdia idiote e Bablokut për rrezikun rus, që gjoja po përhapej anë e mbanë vendit dhe që ishte Babloku që po na mbronte prej tij ishin vetëm alibia e pështirë e asaj që projektonte dhe bënte vetë”.

Për këto bisedat e publikuara prej humoristëve rus, deklaratë dha edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili konfirmoi që përveç se pranoi falje nga kryeministri Zaev, si pjesë e këtyre bisedave të regjistruara, njëjtë ai i tregoi se nuk ka asnjë mënyrë për të vërtetua çka saktë është folur në bisedat e regjistruar dhe se informacionet për atë i ka fituar nga portali rus “Sputnik” dhe burime tjera të paverifikuara.

Por, pa hyrë në përmbajtjen e artikullit dhe akuzave ndërpartiake në Shqipëri, ku lehtë mund të identifikohen të pavërteta të shumta në përmbajtjen e publikuar, problem tjetër është edhe ajo se titulli është vendosur në thonjëza, nuk ka asnjë sqarim që bëhet fjalë për qëndrim të një politikani me funksion të lartë në taborin e opozitës, nuk është sqaruar kush është Petrit Vasili, çka ai përfaqëson për publikun shqiptar dhe në çfarë cilësie e ka dhënë këtë deklaratë. Përveç asaj, artikulli është vendosur në kategorinë “Aktuale”, që nënkupton informacione aktuale, dhe jo qëndrime ose kolumnë e aktorëve të ndryshëm në Shqipëri.

Gjithashtu nuk është bashkangjitur transkripti i bisedës së publikuar të Zaevit me humoristët rus, ku mund të konfirmohet vërtetësia e deklaratës së Vasilit. Thjesht, lexuesi vetëm me leximin e titullit, fiton përshtypje se “Rama është njeriu rus që punon për ndarjen e Kosovës”.

Për këtë qëndrim të Petrit Vasilit informuan edhe mediat e tjera shqiptare, por në tekstet e tyre saktë tregohet kush është Petrit Vasili, nga vjen ky qëndrim, ndërsa në titull tregohet se ajo është deklaratë e nënkryetarit të LSI-së, parti opozitare në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button