Huseini kërkoi nga gazetarët të mos merren me ndërtimin e tij të paligjshëm në qendër të Ohrit

Nefi Useini, këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, i këshilloi gazetarët që të mos merren me ndërtimin e tij të paligjshëm në sheshin “Çinari” në Ohër, por të interesohen për ndërtimet tjera të paligjshme.
“Ju lutem, më leni të qetë, të mos bëhem i pasjellshëm, merruni me ndërtimet tjera të paligjshme”, deklaroi shkurt Useini, raporton Fokus.
Përkundër asaj se Komuna e Ohrit solli vendim që tregon se bëhet fjalë për ndërtim pa leje, Useini në vend që të largon objektin, bëri hapje solemne të restorantit.