Ish anëtarja e Antikorrupsionit: Ky institucion ka burime dhe kompetenca për t’i kontrolluar gjykatësit dhe prokurorët

Antikorrupsioni ka burime dhe kompetenca ligjore të kryejë një lloj të “vetingut”, apo verifikimit të punës së gjykatësve. Kështu vlerëson ekspertja dhe ish anëtarja e Antikorrupsionit, Vanja Mihajllova, duke e komentuar idenë e LSDM-së, si zgjidhje për pastrimin e gjyqësorit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, njofton Portalb.mk.

Mihajllova e paralajmëron Antikorrupsionin që të punojë me vetëiniciativë dhe të mos pret që vetëm për rastet e paraqitura të reagojë.

“Ka resurse që të bëjë kontrolle, tani kanë marrë pajisje elektronike prej Komisionit Evropian. Kështu që, deri më tani është bërë, dhe tani me sistemin e ri ata janë të lidhur me organet. Pra, nuk do të kërkojnë prej tyre, por kanë qasje dhe të bëjnë kontrolle. Sipas ligjit të ri, Antikorrupsioni mundet ta kontrollojë pronën, le të mos shohë vetëm në atë që është e paraqitur, por të marrë të dhëna nga Kadastra, MPB, nga DAP, ka mundësi që të kryejë “veting”. Ne e kemi mënjanuar fjalën “veting” që të mos përdorim fjalë të huaja në ligj, megjithatë Antikorrupsioni faktikisht ka kompetenca të kërkojë informata nga të gjitha organet. Kështu që tani kanë qasje te të dhënat e të gjithë personave zyrtarë, këtë që e propozojnë është absolutisht e njëjtë”, thotë për Portalb.mk, Mihajllova, e cila ka punuar në Ligjin e ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.

Sipas saj, Antikorrupsioni nëpërmjet iniciativave për shkarkim duhet që deri te Këshilli Gjyqësor, të tregojë nëse ndonjë gjykatës ka bërë lëshime dhe pastaj Këshilli Gjyqësor është i obliguar që të njëjtin ta shkarkojë.

“Nëse është shkelur Ligji, e Antikorrupsioni e konfirmon atë, atëherë duhet të zbatohet iniciativa. Nëse p.sh. ndonjë gjykatës në Gjykatën Supreme ka konflikt interesi, Antikorrupsioni të njëjtën e konstato. Pastaj, me iniciativë shkon deri te Këshilli Gjyqësor për ta shkarkuar gjykatësin përkatës. Këshilli Gjyqësor, në bazë të kësaj duhet që të vendos për shkarkimin”, thotë Mihajllova, duke shtuar se nëse Këshilli Gjyqësor nuk vendos për iniciativën atëherë është opinioni, ai i cili duhet të bëjë trysni, mediat.

“Nëse Këshilli Gjyqësor nuk merr vendim për iniciativën, atëherë edhe ata mbajnë përgjegjësi sipas Ligjit të ri për Këshill Gjyqësor. Përveç kësaj, Prokuroria, mund të ngrit hetim për çdokënd që e ka shkelur ligjin”, shton Mihajllova.

Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni), Biljana Ivanovska, për Portalb.mk tha se e përkrahin idenë për verifikim apo “veting” të gjykatësve dhe prokurorëve, duke e pasur parasysh që deri tek ata ka shumë ankesa nga qytetarët në lidhje me punën e gjykatësve dhe prokurorëve, por duhen patjetër ndryshime ligjore, pasi që sipas tyre. tani për tani ata kanë kompetencë për kontroll vetëm për ata që janë gjykatës dhe prokurorë dhe nuk munden t’i kontrollojnë edhe kandidatët potencial.

Ndryshe, “VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button