Qesharak reagimi i Supremes, Antikorrupsioni ka të drejtë ta paralajmërojë për konflikt interesi

Qesharak është reagimi i Gjykatës Supreme, në lidhje me paralajmërimin e Komisionit për Antikorrupsion se ka konflikt interesi nëse ata diskutojnë dhe vendosin për shkarkimin e tyre. Kështu vlerëson ekspertja dhe ish anëtarja e Antikorrupsionit, Vanja Mihajllova, njofton Portalb.mk.

Vanja Mihajllova
Vanja Mihajllova

“Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt të interesave vlen edhe për ata, unë e lexova reagimin e Supremes dhe u shokova. Nëse vlen për të gjithë, nëse ka konflikt interesi, a tek ata shihet se ka konflikt interesi, edhe atë aktual, jo potencial. Është qesharake. Antikorrupsioni nuk kryen trysni, por u tregon se Ligji thotë që nuk munden ata për veten e vete të vendosin. Këtu Supremja fare nuk është në të drejtë”, thotë për Portalb.mk, Mihajllova.

Vazhdon përplasja Antikorrupsioni – Gjykata Supreme

Në ndërkohë, kanë vazhduar edhe sot kritikat mes Komisionit për Antikorrupsion dhe Gjykatës Supreme, pasi që këta të fundit paralajmëruan se do të diskutojnë se cili ligj, do të vlejë për shkarkimin e tyre. Fillimisht, Antikorrupsioni dërgoi paralajmërim, pas së cilës, Supremja, e ktheu me vlerësimin se ata janë të pavarur dhe vetë mund të veprojnë për të njëjtën.

Ndaj të njëjtës, Antikorrupsioni sot ka reaguar duke thënë se njoftimi i dorëzuar deri te Gjykata Supreme, është në drejtim të parandalimit të konfliktit të interesit që do të bëhej nëse gjykatësit suprem të RMV-së kundër të cilëve janë hapur procedura për shkarkim përpara Këshillit Gjyqësor do të vendosin për veten e tyre.

Sipas tyre ata nuk e rrezikojnë pavarësinë e gjykatësve të Gjykatës Supreme, pasi që nuk hyjnë në veprimin e lëndëve konkrete.

“Në dispozitat ligjore qartë është e shkruar se si duhet të veprojë një person zyrtar (për shembull gjykatës i Gjykatës Supreme) në rast të ekzistimit të konfliktit të interesave dhe mënyrës së përjashtimit të tyre nëse personat e njëjtë do të marrin vesh për rrethanat që tregojnë ekzistimin e konfliktit të interesit ose konfliktit potencial të interesit”, thonë nga Antikorrupsioni.

Reagimi i Antikorrupsionit erdhi pasi që dy avokatë nga Shkupi, kërkuan nga Gjykata Supreme që në seancë të përgjithshme të miratojë vendim sipas të cilit, gjykatësit që janë propozuar për shkarkim, në mesin e të cilëve është edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, të miratojë vendim më të lehtë.

Ndryshe, kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski është një nga gjyqtarët ndaj të cilëve ka procedurë për shkarkim, për procedurën e lirimit nga paraburgimi i biznesmenit të arratisur, Sead Koçan në maj 2017. Ai, në bazë të ligjeve, nuk do të guxojë të udhëheqë seancën me këtë pikë në rendin e ditës, ku është personalisht i prekur. Për çështjen Koçanit, ka procedura për shkarkim kundër Vangellovskit dhe dy gjyqtarëve tjerë po ashtu suprem, të cilët ishin pjesë e Këshillit Penal pesë anëtarësh, të cilët edhe pse s’ka pas asnjë bazë ligjore dhe qëndrim parimor nga Gjykata Supreme, megjithatë, kanë votuar për heqjen e paraburgimit për Koçanin.

Grupi tjetër përbëhet nga pesë gjyqtarë të tjerë, të propozuar për shkarkim për arratisjen e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkoskit, të pandehur në “Fortesa-Targeti”. Procedurë po zhvillohet edhe për dy gjyqtarë të tjerë të lartë, të cilët në Këshillin Gjyqësor i ka paraqitur Vangellovski.

Për asnjërin nga këta 9 gjyqtarë, procedurat nuk kanë përfunduar, ndërsa tani ata do të duhet të vendosin për ose kundër interesit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button