Griezmann futbollist i ri i Barcelonës

Kampioni aktual i La Ligës spanjolle Barcelona është shprehur se sulmuesi i kombëtares së Francës, Antoine Griezmann, ka rënë dakord t’u bashkohet kampionëve, pasi klubi ka paguar klauzolën e tij të blerjes nga rivali Atletico Madrid, transmeton Anadolu Agency (AA).

Griezmann do të forcojë sulmin e udhëhequr nga Lionel Messi dhe Luis Suárez pas nënshkrimit të kontratës pesë vjeçare. Barcelona e shpalosi këtë marrëveshje të premten.

Griezmann-i 28-vjeçar ka gjasa të luajë në krahun e majtë të Barcelonës, i cili ka qenë i lirë që nga dalja e Neymarit dy sezone më parë.

Griezmann vitin e kaluar ishte Kampion Bote me Francën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button