Ndërroi jetë shkrimtari i “Lugjeve të verdha”, Rexhep Hoxha

Sot, ka ndërruar jetë shkrimtari i njohur Rexhep Hoxha, i cili u bë kudo i njohur në trevat shqiptare me librat e tij, njofton KultPlus.com.

Rexhep Hoxha lindi në Gjakovë, më 1929. Aty kreu shkollën fillore dhe të mesme ndërsa studimet albanologjike i vazhdoi në Beograd.

Ishte redaktor i “Rilindjes” për fëmijë”, ndërkaq për shumë vite ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.

Me veprat si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Lugjet e verdha”, “Verorja” e shumë të tjera, ai u bë shkrimtar shumë i dashur për fëmijët, dhe romanet e tij vazhdojnë të mbesin përherë në kujtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button