Është ngritur procedurë disiplinore kundër inspektorit Ilievski, ai kërkon mbrojtje prej institucioneve

E kam parashtruar dokumentacionin e plotë tek Avokati i Popullit, prej nga kam kërkuar që përfaqësues i tyre të jetë i pranishëm gjatë mbledhjes së komisionit. Të njëjtën do ta kërkoj edhe nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut. Dje dërgova kërkesë edhe te Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit për të më mbrojtur, thotë Ilievski, njofton Fakulteti.mk.

Inspektori i arsimit Gjorgji Ilievski më 19 korrik duhet të paraqitet para komisionit disiplinor në Inspektoratin shtetëror të arsimit (ISHA). Procedura disiplinore është përcaktuar pasi ai ka zbardhur dyshim për avancim të paligjshëm të funksionarëve publikë në titujt shkencor-arsimore në Universitetin Shtetëror në Tetovë, Arbër Ademi, Agim Nuhiu, Safet Emruli. Procedura është ngritur nga Afrim Saliu, udhëheqës i sektorit për arsim të lartë, ndërsa procedura disiplinore për përcaktim të përgjegjësisë disiplinore është dërguar me nënshkrim të drejtorit të ISHA, Tome Spirovski.

Ilievski: Kërkoj mbrojtje nga institucionet

Këto janë shkaqet për ngritjen e procedurës disiplinore kundër Ilievskit: gjendje faktike jo tërësisht e konstatuar gjatë kontrollit inspektues të realizuar në Universitetin në Tetovë; dhënie e paautorizuar e informatave në publik nga ana e tij me paraqitje të gjendjeve në lidhje me procedurat inspektuese të kryera nga ana e ISHA të cilat janë në rrjedhë, përkatësisht nuk janë të plotfuqishme dhe përfundimtare; shkelje të urdhrit nga drejtori i ISHA, që është si në vijim: “Çdo informatë që ka të bëjë me punën e ISHA, ndërsa në lidhje me kontrollet e zbatuara inspektuese, të mos lëshohet jashtë institucioni, pa pëlqim paraprak të drejtorit të ISHA”.

Inspektori për Fakulteti.mk sqaron se është drejtuar tek Avokati i Popullit, prej nga ka kërkuar përfaqësues i tyre të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të rastit të tij më 19 korrik.

“Kam parashtruar dokumentacion të plotë tek Avokati i Popullit, prej nga kam kërkuar përfaqësues i tyre të jetë i pranishëm gjatë kohës mbledhjes së komisionit. Të njëjtën do ta kërkoj edhe nga Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut. Dje parashtrova kërkesë edhe në Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit që të më sigurojnë mbrojtje. Publiku duhet të jetë i informuar për mënyrën e zbatimit të rastit, për shkak se bëhet fjalë për funksionarë publik. Urdhri në të cilin referohet drejtori i ISHA, Tome Spirovski, është sjell vitin e kaluar pasi na sulmuan në fakultetin në Strugë dhe i njoftuam mediat. Kur i pranova informatat për funksionarët dhe në prezencë të më tepër inspektorëve, u prononcova. Do të kërkoj prej tyre të dëshmojnë para komisionit. Po të mos i publikoja unë informatat tek të cilat kam arritur gjatë mbikëqyrjes inspektuese në Tetovë, do të isha bashkëveprues në vepër penale. Më mbron edhe Ligji për denoncues” – sqaron Ilievski. 

Tome Spirovski: Nuk lejohet të publikohen fakte për lëndë në fazë zhvillimore

Drejtori i ISHA, Tome Spirovski, ka sqaruar që komisioni disiplinore do t’i shqyrtojë faktet dhe nëse konstatohet që Ilievski i ka shkelur autorizimet ligjore, do të jetë i sanksionuar.

“Procedura disiplinore ka të bën me paraqitjen e tij në mediat me ç’rast prezanton fakte për lëndë të cilat janë në fazë zhvillimore dhe nuk janë të realizuara. Ne presim epilog prej institucioneve të sistemit. Por, të paraqitet në opinion dhe të shpif, ndërsa gjithçka mund të mbarojë me aktgjykim çlirues për të tre funksionarët, kjo është keqpërdorim. As ai nuk është i obliguar të bëjë këtë. Nëse rezulton se ka të drejtë, do të fitojë përkrahje. Unë nuk guxoj të flas për lëndë që janë në fazë fillestare të zgjidhjes” – thotë Spirovski.

Ai sqaron që dokumenti i Ilievski është valid, si dhe dokumenti nga mbikëqyrja e çrregullt inspektuese që është bërë me kërkesë të funksionarëve në fjalë.

“Nëse ndonjë kërkon nga ne, zbatojmë mbikëqyrje plotësuese edhe atë nga persona që janë të përmendur në mediat. Organet e shkallës së dytë do të demonstrojnë kush ka të drejtë në raportet. Nëse aktvendimet gjatë të dy mbikëqyrjet vërtetohet se janë miratuar jashtë autorizimeve, do të anulohen. T’ua lëmë institucioneve ta zgjidhin këtë. Asnjë punonjës në ISHA nuk mund të del me letra derisa zgjat procesi. Në emër të ISHA ai nuk mund të flet për rast. Si person fizik mund të bëjë çfarë të dëshirojë. ISHA është institucion i respektuar. A keni dëgjuar ndonjë inspektor tjetër të jetë paraqitur me të dhëna të tilla? Të gjykosh dhe akuzosh dikë se është fajtor. Inspektori çdoherë mund të ngrit procedurë. Unë me Gjorgjin jemi kolegë tërë jetën, unë nuk kam probleme personale me atë, e përfaqësoj institucionin. Duhet të vërtetohet që unë i jam kërcënuar. Ministri për arsim Arbër Ademi, me të cilin komunikoj me detyrë zyrtare, thotë që institucionet duhet t’a kryejnë punën. Ashtu edhe duhet të jetë” – thotë Spirovski.

Ilievski: Më mbron edhe Ligji për denoncues

Fakulteti.mk është drejtuar tek Komisioni për parandalim të korrupsionit me qëllim të zbulojmë deri ku është procesi. Nga aty na kanë thënë që “procedura për lëndën është ende në rrjedhë”.

Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit është formuar lëndë në bazë të denoncimit të pranuar të parashtruar nga Gjorgji Ilievski, i punësuar në vend pune inspektor i epërm arsimor në Inspektoratin Shtetëror për Arsim të RMV, me të dhëna për avancim të paligjshëm të funksionarëve publik në tituj shkencoro-arsimor në Universitetin Shtetëror në Tetovë. Në bazë të dispozitat nga Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konflikt të interesave (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, numër 12/2019), Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit ka nisur procedurë për këtë lëndë dhe për shkak të konstatimit të gjendjes faktike për të njëjtën është nisur procedurë për grumbullim të informatave dhe dokumentacion për lëndën konkrete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button