fbpx

Irina Shayk foli për herë të parë pas ndarjes me Bradley Cooper

Irina Shayk duket një mrekulli në kopertinën e verës së Harper Bazzar. Kjo është intervista e parë e Irina Shayk që pas ndarjes nga Bradley Cooper. Edhe pse është një ndër modelet më të suksesshme, Irina është shprehur se edhe ajo ka ditët e këqija dhe se ajo nuk është perfekte, shkruan Class.

“Ndonjëherë nuk dukem si modele. Unë jam një qenie njerëzore dhe gaboj si të gjithë”,-është shprehur Irina.

Sa i përket ndarjes së saj me Bradley Cooper, Irina u shpreh se çuditet nga kurioziteti i njerëzve.

 “Mendoj që është thjesht të qenit njerëzor: nëse nuk e ke, do ta kesh. Ka një perde dhe t’i do ta hapësh. Besoj se është kurioziteti që i shtyn”,-ka shtuar Irina.

Ndërsa në lidhje me martesën, ajo vazhdon të besojë dhe nuk është kundra.

“A besoj te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj”,-përfundoi Irina.

Irina dhe Bradley u ndanë këtë vit pas 4 vitesh lidhje. Ata kanë një vajzë 2 vjeçe, Lean.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button