Biden kritikoi paraqitjen e Trumpit në skenën botërore

Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbajti fjalimin e parë të madh për politikën e jashtme, si kandidat presidencial i Partisë Demokratike, njofton REL.

Duke folur në Nju Jork, Biden kritikoi paraqitjen e presidentit amerikan, Donald Trump, në skenën botërore dhe premtoi se do të luftojë autoritarizmin dhe paqëndrueshmërinë globale.

Biden, i cili është favorit në mesin e kandidatëve demokratë për zgjedhjet e vitit 2020, tha se qasja “Amerika e para” e Trumpit është “agresive, shkurtpamëse dhe kërcënon interesat e SHBA-së dhe demokracinë në gjithë botën”.

“Demokracitë në botë presin nga Amerika që t’iu përmbahet vlerave që na bashkojnë… Donald Trump duket se është në ekip tjetër”, tha Biden.

Demokratët do të zgjedhin kandidatin e tyre në korrik të vitit 2020, i cili më pas do të sfidojë Trumpin në zgjedhjet e nëntorit.

Biden foli edhe për synimet e tij në Iran, Afganistan, Jemen e të tjera.

Ai ka qenë nënpresident në administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button