Mercedes A-Class me modele të reja

Prodhuesi i njohur i veturave “Mercedes” pritet që A-Class-ën e tij ta zgjerojë me disa automobila të ndryshëm të cilët do ta përbënin familjen e madhe. Përndryshe, përkrah versionit standard atij “hatch” së shpejti mund të presim edhe coupe limuzinën më të vogel, shooting brake karvanin dhe SUV-in.

CLA, karavan dhe crossover-i GLA

Me fillimin e vitit të ardhshëm në fabrikën e “Mercedes-it” në Kecskemet të Hungarisë do të fillojë prodhimi i modelit CLA. Bëhet fjalë për coupe limuzinën me katër dyer, përkatësisht për versionin më të vogël të të popullarizuarit, CLS. Ky automobil në treg do të duhet të jetë rival i Audi A3 (2013) dhe BMW seria 1 GT (2014). 

Një vit më vonë në treg do të duhet të arrinte versioni karavan “shooting brake” me pesë dyer. Adutët kryesore të tij do të duhet të ishin praktikshmëria më e madhe në parkimin dinamik dhe elegant. Përsëri, konkurrencë për këtë model do të duhet të jetë A3 Sportback dhe seria 1 Touring.

Në fund këtu është edhe crossover-i i cili do ta ketë shenjën GLA. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “baby SUV” arritja e të cilit në treg pritet të jetë në fund të vitit 2014. Sikur edhe në modelet e përmendura më lartë edhe ky do të jetë në dispozicion në versionin me tërheqjen në rrotat e parme si dhe në të gjitha rrotat, ndërsa konkurrenca kryesore e tij do të duhet të jetë modeli i ngjashëm nga “BMW” dhe “Audi”. Për dallim nga modeli GLK ky automobil do të ketë pamje më dinamike dhe linja më të ulëta të kulmit.

Motorikë e pasur

Ofertën e motorëve në këto modele do ta përbëjnë tre motore me benzine dhe tre me naftë. Me konkretisht behet fjale per motoret 1.6 me 125 KF, 2.0 me 175 KF dhe 2.2 me 215 KF si dhe motoret me nafte 1.6 me 110 KF, perkatesisht ai 2.2 me 140 dhe 175 KF. Me vone pritet te arrijne edhe versionet e motoreve CLA/GLA 250 CDI me 210 kuaj fuqi. Natyrisht ne fund oferten do ta pasuronin edhe AMG versionet. Ata sipas te gjitha gjasave do t’i vinin ne funksioni motori 2.0 nga hatchback modeli A45 AMG me forcen prej 330 kuaj fuqi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button