Rashkovski: Do të ketë tender për pastrim të lindanit nga deponia e vogël në OHIS, për Pelenicë s’kam autorizime

Ditët në vijim do të publikohet tenderi për mënjanimin e lindanit nga deponia e vogël, informojnë nga kabineti i Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, si përgjigje në pyetjen se çka ka ndërmarrë grupi i punës në krye të cilit është pikërisht ai, për deponitë e lindanit të rrezikshëm nga fabrikës së dikurshme kimike OHIS.

Në maj të vitit të kaluar, kryeministrit Zoran Zaev e bëri të ditur që procesin, për zgjidhje përfundimtare të problemit me mijëra tonelatat hedhurinë të lindanit, një pesticid i rrezikshëm, në fabrikën e dikurshme OHIS, do ta udhëheqë sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë. Rashkovski atëherë paralajmëroi që tre zgjidhje janë të mundshme për zgjidhje permanente të problemit me lindanin në ish fabrikën OHIS, për çka do të nevojiten prej 40 deri në 260 milionë euro në bashkëpunim me Zyrën për shërbime të projekteve të Kombeve të Bashkuara (UNOPS) dhe me ministrinë për punë të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë.

Eko-aktivistët nga O2 Iniciativa para pak kohe publikisht, në profilin e tyre në fejsbuk ia parashtruan pyetjen Rashkovskit dhe anëtarëve të grupit të tij qeveritar.

“Deri ku jemi zotërinj me lindanin?”, pyesin nga O2, duke kërkuar nga Qeveria të prezantojë të dhëna konkrete për masat e ndërmarra për shkak se, siç qëndron në atë adresim “korriku po kalon, ndërsa ende s’ka asnjë informatë deri ku është procesi me mënjanimin e lindanit.

Në grupin e punës për lindanin, përveç Rashkovskit, anëtarë janë edhe ministri deritanishëm për mjedis jetësor Sadulla Duraki dhe ministri pa resor, Adnan Qahil, i cili edhe vet ka qenë i punësuar si inxhinier në OHIS.

Nga O2 përkujtojnë që edhe qeveria qysh në gushti të vitit kaluar ka sjell vendim të formohet komision, i cili do të punojë në verifikimin e autenticitetit të informatës për mundësinë të ketë deponi të egër të lindanit jashtë perimetrit të fabrikës OHIS, si në Pelenicë që si lokacion është i njohur qysh nga viti 2008, por që deri më tash, përveç vendosje të gardhit në atë lokacion dhe ndalesë për ekskursione të nxënësve, asgjë nuk është ndërmarrë.

“Sekretari i Përgjithshëm s’ka marrë autorizim për deponinë në Pelenicë, megjithatë në mënyrë aktive punohet për të gjetur zgjidhje dhe mjete financiare” qëndron në përgjigjen të cilën “Meta.mk” e ka pranuar nga kabineti i Rashkovskit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button