Dezinformata rreth “kërkimit falje” nga Zaevi për Thaçin dhe Vuçiqin

Portali serb “Telegraf” ka publikuar tekst në të cilin përmenden detaje nga biseda e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa në lidhje me mashtrimin në bisedat telefonike që i ka pasur Zaev me të rrejshmit presidenti Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton META.mk.

Portali, duke u thirrur në lajm të “Tanjugut” nga Prishtina, de fakto transmeton deklaratë të Hashim Thaçit në bisedë me gazetarët e vendit, me ç’rast jepen detaje rreth asaj për çka kanë biseduar Thaçi dhe Zaev, çka është e vërtetë dhe çka nuk është, në lajmin për mashtrimin që e ka transmetuar agjencia ruse “Sputnjik”, etj.

Edhe pse lajmi është nga Prishtina dhe nuk ka asnjë fjalë për deklaratat e Zaev në Maqedoninë për punët e njëjta, “Telegraf”, përndryshe tekstin korrekt e publikon me titull manipulues “Zaev është justifikuar para Thaçit, për momentin s’ka kërkuar ndjesë nga Vuçiq“.

Tekstin është publikuar më 11.07.2019 në orën 13.10. Koha e publikimit është e rëndësishme për shkak se dy orë më herët shumica e mediave në vend e kanë raportuar deklaratën e Zaevit në të cilën ai thotë që ka folur me Thaçin, ndërsa me Vuçiqin ka shkëmbyer mesazhe. Shumica e mediave e kanë transmetuar lajmin me tituj në stilin “Zaev i ka kërkuar falje Vuçiqit dhe Thaçit”, që mund të shihet nga përmbajtja e grumbulluar e përmbledhësin e lajmeve “Tajm.mk”, ndërsa disa nga mediat, krahas lajmeve kanë publikuar edhe video.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button