Ministri Bekteshi nuk e inspektoi rrugën drejt Kodrës së Diellit, shkak agjenda e ngarkuar

“Parapërgatitjet bëhen. Para fillimit apo rikonstruimit të rrugës. Gjatë kësaj jave, apo në fund të kësaj jave, unë do të vizitoj Kodrën e Diellit, ku së bashku me drejtorin e Elem Turs do të ndjekim punimet sa i përket ski liftit të ri apo gjashtë ulëses, por njëkohësisht do t’i ndjekim edhe punimet apo parapërgatitjet për rikonstruimin e rrugës, Tetovë – Kodra e Diellit”, u shpreh Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Këtë deklaratë e dha më dy korrik të këtij viti, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi kur u pyet për punimet në rrugën, Tetovë Kodra e Diellit, transmeton TV21. Inspektimi i paralajmëruar nga vetë ministri nuk ndodhi.

Për moskryerjen e inspektimeve të punëve, ministri Bekteshi u arsyetua me ngarkesën e madhe të agjendës.

“Sa i përket inspektimit, duke marrë parasyshë agjendën time, por njëkohësisht edhe të drejtorit të “ELEM TURS”, po edhe drejtorit të agjencionit të rrugëve. Edhe agjendës sime të cilët duheshte me patjetër të marrë pjesë në samitin e Poznanit, mesiguri që e kemi shty për ndonjë ditë tjetër që të bëjmë inspektojmë punimet sa i përket rrugës dhe ski-liftit”, deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

LEXO: Kodra e Diellit: Bekteshi thotë se do të rehabilitohet rruga regjionale, Komuna të rregullojë ato lokale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button