Puhallo: Dezinformatat në Republikën Serpska vijnë nga serviset publike

Srgjan Puhallo është doktor i shkencave psikologjike i cili fushë të interesit e ka psikologjinë politike dhe sociale dhe hulumtimet e opinionit publik. Ai është  aktivist i shoqërisë civile, kritik i gjendjes aktuale në Bosnjë e Hercegovinë, në veçanti në Republikën Serpska dhe kolumnist/bloger i rregullt i portalit “Frontal.ba”.

Meta.mk” bisedoi me Puhallon për dezinformimin dhe keqpërdorimin e mediave në BeH, veçanërisht në Republikën Serpska.

Cilat janë manipulimet dhe dezinformimet më të zakonshme të medias në vendin tuaj? Çfarë lloji “lajmesh të rremë” janë më të pranishme: gabimet gazetareske, trillime dhe fakte të rrejshme, dezinformata me qëllime propaganduese?

– Hulumtimet e fundit që e bëri organizata jo qeveritare “Përse jo”, tregon se këtu në BeH dominon transmetimin e lajmeve të rreme, pastaj vijojnë klikbejt-lajmet, lajme e rreme, dezinformatat, raportimit të njëanshëm, teoritë e konspiracionit, manipulimi me fakte, gabimet, spinat etj. Ajo që, megjithatë, i vjen keq që BeH nuk është imun ndaj këtij lloji të “gazetarisë”. Sidoqoftë, dominojnë dezinformimet politike.

Cilat përdoren më shumë me lajmet e rreme dhe dezinformatat “aktorët” e huaj ose ka edhe “prodhimtari vendore”?

– Më shpesh janë media nga BeH, e pastaj vijnë mediat me seli të panjohur e më në fund janë mediat me seli jashtë vendit. Ajo që është vështirë të thuhet dhe të përcaktohet është vendi i prodhimit të lajmit të rremë dhe dezinformimit, përkatësisht deri në ç’masë është ato lajme janë “ekonomi vendore”, e sa importojmë. Vetë fakti që ka portale pa një impresum dhe adresë tregon se në BeH ka vetëdije për rëndësinë e dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

Kush më së shpeshti i përdor dezinformimet e tilla? A janë vetë mediat burim i dezinformimit apo ato thjesht transmetojnë dezinformime që vijnë nga burime tjera – nga politika, jashtë vendit? Cilat media kryesojnë në këtë fushë – a janë ato mediat tradicionale apo mediat e reja digjitale dhe mediat e internetit?

– Është interesante se në BeH më së shumti lajme të rremë ka transmetuar  servisi publik i Republikës Serpska – RTRS, pastaj Agjencia serbe e lajmeve (SRNA), e cila është agjenci e lajmeve e Republika Serpska dhe në vend të tretë TV Alternative nga Banja Lluka. Të gjitha janë shumë të afërta me autoritetet e Republika Serpska dhe është e vështirë të largohesh nga përshtypja se ajo bëhet në mënyrë të planifikuar, veçanërisht para zgjedhjeve. Sigurisht, në Federatën e BeH ka media të cilat më së shpeshti janë anonime dhe nën kontrollin e ndonjë grupimi politik. Burimet e këtyre dezinformatave janë kryesisht mediat komerciale, vijojnë serviset publike. Si burime të dezinformimeve zakonisht paraqiten portaleve “Sputnik”, RTRS, Srna, “Informer”, “Blic”, “Kurir” dhe “Bljesak”. Ajo që është specifike është se një lajm i rremë dhe dezinformata së pari shfaqet në ndonjë portal anonim, dhe pastaj transmetohet nga SRNA dhe RTRS dhe japin legjitimitet dhe shikueshmëri.

A kanë autoritetet ndonjë plan për të luftuar dezinformimin? Sa aktiv janë ata në këtë fushë?

– Në BeH ka tre nivelet e qeverisë dhe 13 qeveritë dhe është e vështirë të kapet se kush çfarë bën, por është e vështirë të pritet që qeveria do t’i del para kësaj fatkeqësie, kur ata me të madhe i përdorin dezinformatat e tilla për të qëndruar në pushtet. Ata me deklarata janë të indinjuar nga e gjithë kjo, por nuk ndërmarrin asgjë në këtë drejtim.

A ka pasur ndonjë aktvendim të gjykatës për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm ose shkelje të ngjashme të ligjeve përmes lajmit të rremë apo gjuhës së urrejtjes? Sa ka qenë Këshilli për mediat i angazhuar me ankesa që kanë të bëjnë me dezinformatat?

– Me sa di unë, s’ka pasur aktgjykime gjyqësore, por ka pasur disa kallëzime dhe paralajmërime për kallëzime. Derisa këto raste të vijnë gjykata, publiku veç më  harron se për çka bëhet fjalë. Këshilli për media e bën punën e vet siç duhet, apelon, edukon, por është e vështirë të shtypet servisi publik ose agjencia informative e një entiteti, që e e bëjnë atë me vetëdije dhe janë të gatshëm të bëjnë çmos, madje edhe të paguajë gjobë me paratë e qytetarëve.

Nëse dhe sa shoqata të mediave dhe aktorë të tjerë në shoqërinë civile janë aktive në luftimin e dezinformatave? Cilat janë aktivitetet kryesore që po ndërmerren dhe cilat aktivitete mund të ndërmerren në atë luftë?

– Shoqatat e gazetarëve flasin për këtë, ata edukojnë, por problemi është se mbetet në atë. Ata janë të vetëdijshëm se ajo shkatërron reputacionin e gazetarisë, por si mund të dënosh dikë që s’ka impresum dhe nuk i nënshkruan tekstet ose vetëm transmeton (dez)informata të tjetërkujt. Ekziston edhe një farë solidariteti gazetaresk dhe mirëkuptim për gjendjen e gazetarëve dhe kjo kalohet me heshtje.

Deri në çfarë mase raportojnë mediat për vendet e tjera në rajon? Sa raportohet për situatën në Maqedoninë e Veriut dhe në çfarë mënyre?

– Mendoj se BeH është një nga vendet e pakta në rajon, në të cilën mediat raportojnë për ngjarjet në vendet e ish-Jugosllavisë. Serbët ndjekin atë që po ndodh në Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci dhe boshnjakët ndjekin gjithçka sepse janë shumë të ndjeshëm ndaj shkrimeve të fqinjëve për BeH. Maqedonia ishte në fokus në kohën e trazirave dhe gjatë ndryshimit të pushtetit dhe krejt ishte në kontekstin e pastrimit të hesapeve mes Rusisë dhe SHBA-ve në Ballkan.

A përdoret Maqedonia e Veriut dhe zhvillimi i situatës në të, sidomos çështja e marrëveshjes së emrit, marrëdhëniet e brendshme ndëretnike, për të dezinformuar skenën politike lokale ose në ndonjë kontekst më të gjerë, rajonal apo evropian?

 – Sigurisht. Para zgjedhjeve të fundit në 2018, përendeshin disa qendra të inteligjencës në Shkup që punonin kundër qeverisë aktuale në Republika Serpska dhe shpesh përmendej “skenari maqedonas”, por kurrë nuk na e sqaruan se çfarë ishte. Gjithashtu, kur zhvillohej referendumi për emrin Maqedonia e Veriut, Maqedonia shfaqej si dështim i demokracisë dhe mosrespektimi të vullnetit të popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button