Rezultat jo i keq për KF Shkupi si mysafir, gjithçka do të vendoset në Shkup

Ekipi shqiptar nga Çairi i Shkupit, sot filloi sfidën e tij për t’u kualifikuar në Europa League, njofton Portalb.mk.

Pas përgatitjeve që i zhvilluan në Turqi, KF Shkupi udhëtoi për në Armeni që të zhvillon ndeshjen e parë kundër Pyunik-ut.

Ekipi i KF Shkupit e filloi ndeshjen me këtë formacion, ku vlen të përmendet rikthimi i futbollistit Mevlan Adili:

Image may contain: 1 person, standing and text

Pjesa e parë e ndeshjes mbaroi me rezultat 1-2, ndërsa në pjesën e dytë rezultati u barazua, 3-3. Dy golat për Shkupin i shënoi Muharem Bajrami (25’ dhe 60’) dhe Ilieski (43’), ndërsa për ekipin vendas shënoi  golin e parë nga penalltia Vardanyan (4’), pastaj Zhestokov (80’) dhe Manucharyan (85’).

Ky nuk është rezultat i keq për ekipin e KF Shkupit, duke e marrë parasysh se edhe një barazim në ndeshjen e ardhshme, ku Shkupi nuk duhet të pranon më shumë se 2 gola, i mundëson kualifikimin.

Ndeshja kthyese do të luhet në Shkup, me 18 korrik. Ekipi që do të kualifikohet, në xhiron e dytë të kualifikimeve do të ndeshet me ekipin çek Jablonec.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button