RMV, edhe grupi i ish deputetëve të VMRO-së janë “për” zbatimin e vetingut

Krahas partive opozitare, edhe grupi i pavarur i deputetëve të përjashtuar nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja janë “për” që të zbatohet vetingu në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Për vendim tonë një gjë e tillë ka qenë e nevojshme prej shumë kohësh. Kontroll duhet të ketë, veçanërisht për funksionarët publik dhe mënyrën se si ata e fitojnë pronën e tyre. Për këtë ne do ta shikojmë propozim-ligjin dhe do të dorëzojmë amendamente. Personalisht vlerësoj se, një zgjidhje e këtillë ligjore sa më rigoroze të jetë, aq më mirë do të jetë për vendin tonë. Duhet të fillojmë të vendosim kritere se si duhet të jenë funksionarët publik në vendin tonë”, tha deputetja e këtij grupi, Emilija Aleksandrova.

Nga ana tjetër, shumica ende nuk ka qëndrim se a duhet apo jo të realizojë veting. Ajo ende është duke i shqyrtuar modalitetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button