Gjermania pret nga Serbia të respektojë qëndrimin e BE-së se në Srebrenicë pati gjenocid

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi Thomas Schieb deklaroi sot se qëndrimi i Gjermanisë dhe i vendeve të tjera të BE-së është se në Srebrenicë në vitin 1995 është bërë gjenocid dhe se nga Serbia pret që ta konsiderojë të tillë, shkruan Koha Ditore.

Me rastin e përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ambasadori Schieb i tha agjencisë serbe të lajmeve Beta se Gjermani pa asnjë dilemë konsideron se bëhet fjalë për gjenocid dhe të tillë e ka cilësuar edhe Tribunali i Hagës si dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Masakra në Srebrenicë është njëra nga krimet me të mëdha të shekullit 20. Qëndrim i Gjermanisë, por edhe i vendeve të tjera të BE-së është se bëhet fjalë për gjenocid. Presim që edhe Serbia ta trajtojë të tillë”, është shprehur ambasadori gjerman.

Duke folur për taksën e vendosur nga Kosova ndaj produkteve serbe, ai tha se ajo prodhon pengesën kryesore për vazhdimin e dialogut në mes të Prishtinës e Beogradit dhe se për këtë arsye nuk e di kur do të vazhdoi ai, transmeton Koha.net.

Siç citohet të ketë deklaruar ambasadori Schieb, Gjermania dhe Franca bashkërisht po përpiqen që ta ringjallin dialogun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button