Analizë: Zaevi i mashtruar- lajme me qafë të shkurtë, por me pasoja të mundshme për kryeministrin dhe shtetin

Lajmi i javës – thirrjet mashtruese telefonike të kryeministrit Zoran Zaev me dy, kinse, majtapxhi rus – s’ka kapacitet për të qëndruar më gjatë në mediat në vend dhe në botë, por mund të ketë implikime për reputacionin e Republikës së Maqedonisë Veriore, dhe natyrisht implikime për reputacionin e kryeministrit personalisht, transmeton Portalb.mk.

Ky është konstatim i përbashkët i shumë analistëve vendas në komentet për gjithë ngjarjen. Pavarësisht nga përshtypjet fillestare që më pres konferencën e gjatë kryeministri Zaev me qasjen e tij të ndershme ia ka dalë të amortizojë goditjen nga situata e palakmueshme në të cilën është vendosur ai, s’ka dyshim se kjo është një goditje shtesë mbi reputacionin e tij, që me siguri nuk do të mbetet pa u shfrytëzuar që në zgjedhjet e para që do të pasojnë. Në fakt opozita tashmë tre ditë kërkon dorëheqje dhe zgjedhje.

Kjo më së shumti ka të bëjë me faktin se Zaev pranoi  se një periudhë më të gjatë, prej disa muajsh, fare s’kishte dyshuar se kishte biseduar me person i cili ishte prezantuar rrejshëm si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, madje edhe në momentet kur ky i dyti ishte tallur me origjinën e popujve të lashtë me origjinë gjenetike e maqedonasve dhe ukrainasve dhe lidhjen me Aleksandrin e Maqedonisë, me qytetin e pretenduar Vinicë në Ukrainë dhe qëllimi për ta riemërtuar në Maqedoni Lindore …

Lajmi për Zaevin e mashtruar ka implikime tjera, kryesisht rajonale, të cilat tashmë janë të dukshme. Opozita e Kosovës tashmë ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe dorëheqjen e qeverisë së Ramush Haradinajt për shkak të planit për të ndarë Kosovën, për të cilin Zaev flet në bisedën me “Poroshenkon”. Ndaj kësaj menjëherë ka reaguar Haradinaj, i cili është kundërshtar i hapur i planeve të tilla dhe përsëriti se s’do të ketë kurrfarë ndarje të Kosovës. Përveç kësaj, Zaev tashmë i ka kërkuar ndjesë presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

Ende nuk mund të shihen qartë pasojat e mundshme me partnerët e tjerë të rajonit, por sigurisht pasojë e mundshme mund të ketë në relacion me kishën për shkak të përpjekjes së Zaevit që  përmes Poroshenkos të përfshihen në zgjidhjen e statusit të KOM-AO në botë ortodokse, përmes donacionit “në kesh” për patriarkun Bartolomeu.

Pasoja për Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të mundshme edhe në aspekt të pozicionit të pakëndshëm në të cilin është vendosur Kancelarja gjermane Angela Merkel. Zaev zbulon informacion që kishte gjysmë ore bisedë telefonike me Merkel dhe detajin se ajo fuqimisht i kundërshton planet për ndarje të Kosovës. Përveç kësaj, “Poroshenkos”, siç ka pranuar vetë, i ka dërguar foto nga vizita e Merkelit, çështje që mund të komplikojë edhe më tej situatën.

Lajmi i javës akoma do të ketë pasoja pozitive. Zaev njoftoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të nisë “luftë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse kundër lajmeve të rreme dhe manipulimeve”, së bashku me partnerët e saj në botë dhe u paralajmërua shqyrtim i protokolleve të komunikimit me përfaqësuese të lartë nga jashtë, që këtë herë nuk ishin përdorur, që ishte arsyeja për të cilën Zaev ishte mashtruar.

Shou i “pranksterëve” i mashtruesve të organizuar mirë të cilët quhen komikë dhe majtapxhinj prapa të cilëve, sipas dyshimeve edhe e një pjesë të mediave ruse dhe botërore, qëndron Kremlini dhe shërbimet ruse të sigurisë, bartin edhe një këndvështrim  të skenës politike në Maqedoni.

Kjo për të cilën ishim dëshmitarë është vetëm vazhdimësi, edhe pse me një modifikim të teknikës, e realitetit politik në Maqedoni që është në skenë që nga shkurti 2015 dhe në të cilën publiku vazhdimisht është dëshmitar i larjes së hesapeve politike përmes publikimit të bisedave telefonike të përgjuara në mënyrë të paligjshme. Kjo shou e voajerizmit-eksibicionizmit, në të cilin jo me fajin e vet është përfshirë publiku i Maqedonisë, flet për një nevojë urgjente për të rishqyrtuar të gjithë çështjen e privatësisë, sigurisë së  komunikimeve dhe trajtimin e tyre me ligjin penal-procedural, për çka kanë bë thirrje edhe ekspertët në analizën më të re nga Meta.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button