Analiza për Ndihmën e Shpejtë gati, e paqartë se kush do ta paguajë shërbimin me partneritetin publik-privat

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në debatin publik “Partneriteti publik-privat si model i investimit ekonomik” deklaroi se, analiza e fizibilitetit për Ndihmën e Shpejtë është gati dhe pavarësisht se cilat do të jenë gjetjet, do të vijojë debati publik, transmeton Portalb.mk.

“Kemi informatë nga operatori ekonomik i analizës së fizibilitetit për Ndihmën e shpejtë, e cila ka përfunduar, dhe gjatë periudhës që vijon do ta dorëzojnë në Ministri”, tha Filipçe.

Portalb: Cilat janë përshtypjet? A do të kemi privatizim të Ndihmës së Shpejtë?

“Nuk duhet të përdoret termi privatizim, për shkak të asaj se ajo nuk është privatizim”, tha Filipçe.

Në analizën e të gjithë analizave të fizibilitetit do të jenë të përfshirë edhe Sindikata e Shëndetësisë, shoqatat profesionale dhe ekspertë juridik dhe ekonomik.

Debati publik “Partneriteti publik-privat si model i investimit ekonomik”
Debati publik “Partneriteti publik-privat si model i investimit ekonomik”

Çfarë është partneriteti publik-privat dhe kush përfiton?

Sipas ekspertit juridik të partneritetit publik-privat Mirosllav Trajanovski, me partneritetin publik-privat shteti blen nga kompanitë private shërbimin ndaj qytetarëve.

“Në sistemin shëndetësor sektori privat është i pranishëm, varësisht shërbimeve që i jep shëndetësia. Shëndetësia primare është duke funksionuar me partneritet publik privat, edhe pse në gjuhë popullorçe iu themi koncesioner. Megjithatë ky është një shembull i parnteritet publik privat. Kemi mjekë amë, mjek të përgjithshëm të cilët janë pothuajse tërësisht privat. Këtu shtetit, nëpërmjet kapitacionit, pacientëve e blen atë shërbim që e japin ata. Kjo do të thotë se shteti është duke e blerë shërbimin”, tha Trajanovski.

Por ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e tha të kundërtën: “Partneriteti publik-privat është ndarje e rrezikut dhe sigurim i financave nga partneri privat”.

Sipas tij, me këtë model të funksionimit të shërbimeve publike do të kemi në tavolinë edhe ujë, edhe gotë.

“Kur e organizon një aktivitet një institucion publik, dihet se diçka do të mungojë. Ose do të jetë gotë, ose mungojë uji. Me partneritetin publik-privat do të jetë edhe gota edhe uji”, tha Filipçe.

“Çfarë duam të arrijmë? Ti racionalizojmë mjetet e shpenzuara, të kursejmë mjete, t’i kthejmë prapa në formë të rritjes së pagave të gjithë atyre që punojnë në sistemin shëndetësor”, tha më tej Filipçe.

Përndryshe, realizimi i analizës së fizibilitetit me partneritet publik-privat ngjalli reagime të shumta në publik. Sipas mjekëve, ajo mund të dërgojë në privatizimin e ndihmës së shpejtë. Privatizimi sipas të njëjtëve do ta shkatërrojë mbrojtjen shëndetësor.

Ndryshe, debati publik “Partneriteti publik-privat si model i investimit ekonomik” është realizuar nga organizata Think-Tank “Analitika” dhe Agjencia APRA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button