Gjermania ka ekstraduar në Kroaci Josip Perkoviçin, kreun e dikurshëm të shërbimi sekret i ish-Jugosllavisë, UDB

Gjermania ka ekstraduar në Kroaci Josip Perkoviçin, kreun e dikurshëm të UDB-së (Shërbimi sekret i ish-Jugosllavisë), ku e pret dënimi me 30 vite burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Josip Perkoviç (74), ish-shefi i UDB-së, në Gjermani është dënuar për vrasjen e emigrantit kroat Stjepan Gjurekoviç me burgim të përjetshëm, ndërsa sot nga Gjermania u ekstradua për vuajtjen e dënimit në burgun e Remeticës.

Burgimi i përjetshëm, i cili iu shqiptua para ekstradimit nga Gjermania në Kroaci, në përputhje me gjyqësorin kroat, iu shndërrua në 30 vite burg, pasiqë në Kroaci nuk ka dënim me burg të përjetshëm.

Në praktikë pritet që Perkoviç të vuajë denimin deri në vitin 2028 ndërsa avokati i tij ka paralajmëruar padi kundër instancave më të larta gjyqësore evropiane pasiqë konsideron se gjykimi i Perkoviçit në Gjermani nuk ka qenë i drejtë.

Perkoviç, kreu i dikurshëm i UDB-së jugosllave dhe më vonë agjent i inteligjencës kroate, ngarkohet se me bashkëpuntorët e tij ka planifikuar dhe ka kryer vrasjen e emigrantit kroat Stjepan Gjurekoviç në Gjermani në vitin 1983.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button