Idetë e biznesit të sipërmarrësve të vegjël bëhen realitet me mbështetjen financiare të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar

Në praktikë, ka gjithnjë e më shumë marrëdhënie biznesi midis sipërmarrësve nga Maqedonia dhe atyre nga Shqipëria në pothuajse të gjitha fushat. Pritjet janë që të ketë një përfitim më të mirë ekonomik nga një bashkëpunim i tillë.

Kjo u tha të mërkurën në ngjarjen “Krijimi i të ardhmes së përbashkët – Creating a common future”, e cila zhvillohet sot në Ohër, në organizim të nëntë projekteve të implementuara nga ana e 30 organizatave qytetare, përfituese të granteve nga Programi i zhvillimit ndërkufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, i financuar nga Bashkimi Evropian. Vlera e përgjithshme e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian është rreth 3 milionë euro.

Freg Jantmat, përfaqësuesi i BE-së dhe i Programit të bashkëpunimit ndërkufitar “Ndërtimi i të ardhmes së përbashkët”, potencon se cilat janë përparësitë për shfrytëzimin më të mirë të burimeve natyrore, artificiale dhe kulturore në rajonin ndërkufitar.

Projekti STEP
Projekti STEP

“Kjo është e rëndësishme që qytetarët që t’i shohin përfitimet nga projektet. Nga bashkëpunimi midis dy vendeve është e rëndësishme që njerëzit të punojnë së bashku përtej kufirit, për të pasur më shumë aftësi dhe zhvillim ekonomik. Për shembull, në turizëm të ofrojnë pako-turistike rreth liqenit, të përfitojnë nga bashkëpunimi në projektet ekologjike” – thotë përfaqësuesi i BE.

Lefterija Gaxhoska, përfaqësuese e organizatës “Gruaja e Krushevës” dhe koleget e saj nga Peshkopia në Shqipëri, një kohë të gjatë merren me përpunimin e produkteve pyjore lokale, të përgatitura në mënyrë tradicionale, dhe tani kanë mundësi të zhvillojnë biznes me ndihmën e fondeve të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar. Në treg ata e plasojnë llokumin e Krushevës, lloje të ndryshme të xhemeve, liker, kore, mjalt, nga burimet natyrore që i kanë. Ajo shpreson që së shpejti të shohë përfitim nga bashkëpunimi i këtillë me gratë nga Peshkopia.

“Ky projekt na ka ndihmuar ta përmirësojmë mënyrën e promovimit tonë, kryesisht në aspekt të marketingut dhe duke u bashkuar me prodhuesit e kalibrit tonë Pashkopia, të cilët i ofrojnë produktet e tyre në mënyrë të ngjashme” – thotë Gaxhoska.

Projekti STEP
Projekti STEP

Shembuj të bashkëpunimit në biznes ka edhe në mikro-ndërmarrje të tjera nga fusha të ndryshme. Njëri prej tyre është organizimi i trajnimeve për këshilla ligjore. Kjo do t’ua lehtësojë zhvillimin e projekteve të biznesit sipërmarrësve nga të dyja vendet.

“Ne u japim grave mundësinë të zhvillojnë ide të biznesit, dhe ato t’i transformojnë në kompani. Ne i mësojmë ata nëpërmjet këshillave ligjore në punëtori se si prej A deri në Sh, sipas legjislacionit tonë dhe atij shqiptar të hapin biznese. Si ta udhëheqin biznesin, të mos ndëshkohen dhe të punojnë më lehtë duke e njohur ligjin” – shpjegon Martin Sopronov.

Faula Hoxhaj nga Elbasani flet për pritjet në aktivitetet që i përkasin bujqësisë dhe zejtarisë.

“Rajoni do të ketë përfitime edhe pse ne jemi të përqendruar te gratë, por nga ky projekt mund të përfitojnë edhe gratë edhe burrat. Në vendet fqinje ka aktivitete të ndryshme që mund ta përmirësojnë komunikimin e ndërsjellë” – thotë Hoxhaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button