Forcat amerikane pranuan se Koreja e Veriut posedon raketa balistike

Komanda e forcave amerikane në Kore (USFK) bëri të ditur se Koreja e Veriut posedon raketa interkontinentale balistike Kwasong-15 (ICBM) që mund të mbërrijnë në cilën do pjesë të territorit të SHBA-ve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet e Koresë së Veriut tashmë disa vite pohojnë se posedojnë raketa që mund të kërcënojnë territorin e SHBA-ve, ndërsa njoftimi i USFK-së është pranimi i parë i këtij pohimi nga ana amerikane.

Forcat amerikane në Kore në njoftimin të cilin e transmeton agjencia koreano-jugore Yonhap, theksuan se raketat Hwasong-15 kanë rreze veprimi deri në 12.874 kilometra, gjegjësisht 8.000 milje.

Specifikimet e detajuara të raketës balistike me rreze të gjata të Koresë së Veriut janë botuar në botimin vjetor të forcave amerikane “2019 Strategic Digest”.

Ushtria e Koresë së Veriut lançimin e raketës ICBM e kreu në fund të nëntorit të vitit 2017.

Pheniani posedon edhe dy lloje të raketave balistike me rreze të gjata veprimi edhe atë Hwasong-13 me rreze deri në 5.500 kilometra dhe Hwasong-14 që mund të arrijë deri në 12.874 kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button