MPJ-ja e RMV-së u deklarua për fatkeqësinë në Halkidiki

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) është deklaruar në lidhje me fatkeqësinë natyrore që ndodhi në Halkidiki të Greqisë, ku si pasojë humbën jetën 6 turistë, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga MPJ-ja, ndër viktimat nuk ka shtetas të RMV-së.

Nga atje thonë se nëse ka të lënduar nga fatkeqësia, të kontaktohen numrat e kontaktit të Konsullatës në Selanik, siç janë më poshtë:

 00302310277347
 00302310277348

Ambasada e RMV-së në Athinë:
 00302106749585

Përndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, për shkak të motit të keq. Një stuhi e madhe ka goditur gadishullin Halkidiki në vendin fqinj, duke iu marrë jetën gjashtë turistëve dhe lënë të plagosur me dhjetëra të tjerë. Mediat e huaja raportojnë se mes viktimave janë edhe dy fëmijë 8 dhe 2 vjeç, si dhe mbi 100 persona të tjerë janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button