Edhe gjatë largimit, ambasadori holandez Plomp paralajmëroi për Prokurorinë Speciale

Ambasadori i Holandës në Shkup, Vauter Plomp edhe në takimin e lamtumirës me kryeministrin Zoran Zaev, e ka theksuar rolin e rëndësishëm të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në luftën kundër korrupsionit dhe nevojës për zgjidhjen e statusit të saj, njofton Portalb.mk.

“Në takim është diskutuar për rëndësinë dhe për hapat që ndërmerren për zbatimin e reformave në gjyqësor. Është theksuar roli i rëndësishëm i PSP-së në luftën kundër korrupsionit. Gjatë kësaj, është theksuar nevoja për përkushtimin e mëtutjeshëm ndaj kësaj çështje edhe në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e Qeverisë pas takimit të djeshëm mes Zaevit dhe Plompit, të cilit i skadon mandati.

Më 13  qershor, Qeveria e Holandës do të insistojë që para Këshillit ta shtrojë çështjen e miratimit të shpejtë të Ligjit për Prokurori Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i PSP-së, si kusht për caktimin e datës për nisjen e negociatave qasëse me Bashkimin Evropian (BE).

“Vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut ka marrë detyrë shtëpie që të mundet të hapen bisedimet hyrëse. Zhvillimi i bërë për këto kushte është inkurajues. Plotësisht, Marrëveshja e Prespës është shembull për rajonin. Hap i rëndësishëm që duhet të bëhet në luftën kundër korrupsionit është miratimi i zgjidhjes ligjore në lidhje me Prokurorinë Speciale. Qeveria do të insistojë që Këshillin ta lidh me fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut”, thanë atëherë nga Ambasada e Holandës.

Më 25 qershor, ambasadori Plomp, ka përsëritur se miratimi i ligjit për Prokurori mbetet kusht për Maqedoninë që të fitojë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe e ka ftuar opozitën të mbajë përgjegjësi për gjetjen e zgjidhjes efikase për statusin e PSP-së.

Ndryshe, PSP-së i skandon mandati në shtator, ndërkaq bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike, po vazhdojnë që nga uaji mars, por ende nuk ka asnjë marrëveshje. Mospajtimet mes pushtetit dhe opozitës kanë të bëjnë me nenin 105, i cili është pengesë kyçe në sjelljen e ligjit për Prokurorinë Publike që përfshin dhe përcaktimin e statusit të Prokurorisë Speciale, e që ka të bëjë me vazhdimin e procedurave dhe shfrytëzimin e dëshmive, të cilat janë mbledhur deri më tani.

Opozita kërkon që përmes ndryshimit të nenit 105, t’i anulojë të gjitha akuzat e ngritura nga PSP-ja pas qershorit të vitit 2017. Nga Ministria e Drejtësisë kanë theksuar nuk do të bëjnë kompromis me vazhdimin e ndjekjes së krimeve të bëra penale dhe se për këtë institucion, nuk do të jetë e pranueshme vendosja e dispozitave që kër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button